CFO 36 views1 application


Dimension 
për një biznes të madh në industrinë FMCG dhe të exporteve po kërkon të rekrutoj kandidat potencial për pozicionin vakant
CHIEF FINANCIAL OFFICER (CFO)

FUNKSIONET KRYESORE
Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, të planifikimit të biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimit të kompanisë.


DETYRAT E POZICIONIT


Detyrat Strategjike
– Krijon, koordinon dhe vlerëson programet financiare dhe sistemet mbështetëse të informacionit të kompanisë duke përfshirë buxhetimin, planifikimin e taksave dhe ruajtjen e aseteve.
– Ndihmon në zhvillimin dhe nxitjen e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmirësimin e përfitimit
– Miraton dhe koordinon ndryshimet dhe përmirësimet në sistemet e menaxhimit të informacionit financiar për kompaninë.
– Suporton ne zhvillimin dhe implementimin e planit strategjik te biznesit, sistemeve operacionale, planeve te biznesit etj.
– Ndërvepron me menaxherët e tjerë për të ofruar mbështetje konsultative për planifikimin dhe analizat e proceseve, raporteve dhe rekomandimeve të informacionit financiar dhe menaxherial.

Detyrat menaxheriale
– Zotëron dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë për të mbrojtur asetet e kompanisë dhe raportimin financiar
– Mbikëqyr dhe menaxhon ekipin e kontabilitetit dhe financave të kompanisë, duke siguruar performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit dhe të dhëna të besueshme kontabël.
– Të zotërojë dhe menaxhojë procesin e raportimit tek Drejtori i Përgjithshëm dhe aksioneret duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe projektet e saj.
– Mbikëqyr kontabilitetin dhe kontrollin e kostove te projekteve dhe paketave te sherbimeve, duke u siguruar që çdo pakete sherbimi të ketë një buxhet; kostot aktuale të jenë regjistruar saktë dhe rezultatet e përgjithshme dhe përfitimi të gjurmohen dhe raportohen me saktësi

dhe në kohë. Rrjedhimisht menaxhon dhe kontrollon kontabilitetin dhe qendrat e kostos.
– Përgatit pasqyrat financiare, raportet financiare, analizat speciale, raportet informative dhe
planin e biznesit.
– Mbikëqyr miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe dokumenteve të kontrollit të pozicionit, buxhetet e departamenteve, përditësimet masive të pagave, librin, mirëmbajtjen e llogarisë dhe futjen e të dhënave.


Detyrat Operacionale

– Siguron përputhjen e sistemit financiar te shoqerise me SKK, kërkesat e raportimit financiar dhe fiscal.
– Zhvillon dhe zbaton procedurat e financimit, kontabilitetit, faturimit dhe auditimit.

– Krijon dhe ruan masat mbrojtëse të duhura të kontrollit të brendshëm.
– Siguron që sistemet e të dhënave të mbahen në përputhje me standardet e përgjithshme të
pranuara të auditimit.
– Të ndihmojë në marrjen e licencave dhe sigurimit të nevojshëm për fillimin e një biznesi.
– Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet për të udhëhequr drejtuesit e biznesit (cash flow).
– Analizon pasqyrat financiare për të identifikuar zonat e dobëta të mundshme.
– Inicion procedura dhe rregulla jo vetem financiare ,pe rruajtien e interesave te shoqerise ne teresi.
– Mbikëqyr menaxhimin financiar të operacioneve të huaja për të përfshirë zhvillimin e politikave dhe procedurave financiare dhe buxhetore.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA


– Diplomë e Universitetit Ekonomik – preferohet në financë/kontabilitet,
– Minimumi 5 vjet përvojë ne finance/ kontabiliteti.
– Njohuri gjuhësore shume te mira në Anglisht; çdo gjuhë tjetër është një avantazh
– Përvojë e fortë ne finance biznesi/kontabilitet.
– Minimumi 3 vjet përgjegjësi ne menaxhimit të njerëzve / udhëheqjes funksionale.
– Aftësi të forta teknike në kontrollin financiar, kontabilitetin, raportim, menaxhimin e performancës;
– Aftësi të forta analitike, rezistent ndaj stresit;
– Vetë-motivues, i aftë për të udhëhequr dhe motivuar njerëzit.
– Aftësi shumë të mira prezantuese
– Fleksibilitet për udhëtime

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjektin “CFO”
Bazuar në aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga ne vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 13 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime