Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Banakier (m/f)
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të kërkuara dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
- Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
- Përgjegjës për furnizimet dhe inventarin e banakut;
- Planifikojne menute e bareve;
- Sigurojnë që baret të jenë të furnizuar plotësisht me të gjitha produktet e nevojshme për shërbim;
- Identifikojnë klientët për t’u siguruar që i plotësojnë kërkesat e moshës për konsumimin e alkoolit dhe produkteve të duhanit;
- Vlerësojnë nevojat dhe preferencat e klientëve;
- Përziejnë përbërësit e duhur për të përgatitur kokteje dhe pije të tjera;
- Japin rekomandime dhe sugjerime për klientët në zgjedhjen e pijeve dhe snacks;
- Mbajnë pastër dhe higjenizojnë ambjentin dhe paisjet për përgatitjen e produkteve;
- Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
- Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të kenë përvojë pune jo më pak se 1 vit në këtë profil;
- Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
- Ruajtja e standardeve të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
- Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
- Fleksibilitet me orarin e punës;
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e
Tel. 0686082912