Avokat, Departamenti i Rekuperimit të Kredive në Vonesë 185 views3 applications

Job Expired

Avokat, Departamenti i Rekuperimit të Kredive në Vonesë

Hapur me:  
E vlefshme deri më:  
Emri Kompanise:  
  05 Dhjetor 2022
  18 Dhjetor 2022
  Kredo Finance Shpk

Rreth nesh

Kredo Finance sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Avokat, pranë Departamentit të Rikuperimit të Kredive në Vonesë

Qëllimi i pozicionit

Rikuperimi i kredive te debitoreve te cilat jane ne vonese ne ripagimin e tyre sipas planit te pagesave, me ane te negocimit, duke ndjekur rrugen ligjore, procedimin ne gjykate per nxjerrjen e Urdherit te Ekzekutimit, depozitimin e dosjes prane permbarimit gjygjesor per ekzekutim te detyrueshem.

 Përshkrimi i detyrave

  • Komunikimi me debitoret te cilet do te jene pjese e portofolit nen administrim, me ane te telefonatave, SMS apo rrjeteve sociale , me qellim rekuperimn e detyrimit ne vonese.
  • Pergatitja e letrave njoftuese qe do i dergohen debitoreve per te cilet do te procedohet ne gjykate per nxjerrjen e Urdherit te Ekzekutimit.
  • Indentifikimi i debitoreve te cilet kane potencial te larte per tu ekzekutuar nga permbarimi gjygjesor.
  • Pergatitja e dosjeve te debitoreve per tu depozituar ne gjykate.
  • Aplikimi ne gjykate per nxjerrjen e urdherit te ekzekutimit.
  • Terheqja e urdherave nga gjykata dhe inventarizimi I tyre.
  • Dergimi i debitoreve per ekzekutim te detyrueshem tek permbaruesi gjygjesor.
  • Monitorim i portofolit te debitoreve per te cilet kane filluar procedurat permbarimore.

Kërkesat kryesore

  • Te kete Licensen e avokatit dhe te jete Anetar i Dhomes se Avokatise.
  • Eksperience pune ne institucione financiare si banke dhe jo-banke.
  • Eksperience ne pergatitjen e dosjeve per te aplikuar ne gjykate per nxjerrjen e Urdherit te Ekzekutimit.
  • Njohuri te ligjeve per institucionet financiare banke dhe jo-banke si dhe te rregulloreve te bankes se shqiperise per keto institucione.
  • Njohuri mbi procedurat & aktivitetet permbarimore qe zbatohen gjate ekzekutimit te Urdherit Ekzekutiv.
  • Eksperience ne bashkepunim me permbarues gjygjesor.

Benefitet

  • Kredo Finance deshiron te krijoje nje ambjent te vecante pune dhe eshte krenar per mundesite e barabarta te punesimit qe ofron
  • Puna me nje ekip kolegesh shume te kualifkuar, me experience dhe miqësorë
  • Institucioni Kredo Financë përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
  • Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
  • Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
  • Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/ff1b0f25-e3d0-44f5-9ffa-c041bf015a67

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr “Muhamet Gjollesha”, Tirana Ring Center, Nr. 8, Kati 9
  • Profili Sherbime Financjare