Auditor (Departamenti i Audit të brendshëm) 219 views1 application

Job Expired

HISTORIKU
 MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Auditues/e

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Auditon dhe vlerëson veprimtarinë e kompanisë sipas proceseve dhe njësive të veçanta, me qëllim përcaktimin e përputhshmërisë me politikat e shoqërisë, aktet ligjore, procedurat dhe rregulloret e brendshme.
    · Njeh të gjitha manualet dhe procedurat që rregullojnë dhe mirëmbajnë veprimtarinë e njësisë. Gjithashtu njeh çdo program kompjuterik që përdoret në kompani.
    · Përcakton nivelin e rrezikut dhe faktorët që ndikojnë në të, duke vlerësuar ndryshimet e tij nga një auditim në tjetrin.
    · Vlerëson përshtatshmërinë dhe tërësinë e kontrolleve të brendshme, të vendosura në procesin / njësinë që auditohet. Kryen identifikimin e kontrolleve jo të mjaftueshme dhe rekomandon përmirësime për këtë funksion.
    · Vlerëson sistemet e informacionit nëse janë të përshtatshme, reale, të sakta, të shpejta e të nevojshme për drejtimin dhe kontrollin e veprimeve.
    · Identifikon mundësite operacionale për ulje të kostove, zvogëlime të mundësive të gabimeve njerëzore, mungesës së eficiences, mangësive dhe mungesës së efektivitetit ndaj ekzistencës së kushteve që sjellin parregullsi, duke dhënë rekomandimet përkatëse.
    · Organizon dhe bashkërendon punën e audituesve të përfshirë në angazhimin individual me synim që të arrihet përmbushja e objektivave të auditimit.
    · Harton raportin e auditimit për punën e kryer, duke pasqyruar të gjitha vlerësimet, objeksionet dhe rekomandimet për procesin / njësinë e audituar.
    · Kryen çdo detyrë tjetër që ka lidhje me objektin e punës së auditimit të brendshëm dhe që i kërkohet nga drejtuesi i departamentit.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë ose Kontabilitet me rezultate të mira.
· Të ketë eksperiencë pune 2-3 vjet në fushën Auditimit.
· Integritet të lartë dhe etikë profesionale.
· Aftësi të forta arsyetimi analitik për të zgjidhur problemet praktike.
· Aftësi të shkëlqyera ndërnjerezore dhe komunikuese, përfshire aftësi të mira të prezantimit dhe shkrimit të raporteve
Njohuri të mira në teknologjinë e informacionit si paketa Microsoft Office, programet e ndryshme financiare etj

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e më poshtë-përmendura:
1. CV të detajuar me e-mail: hr@mercato.al
3. ose duke kontaktuar ne numrin e telefonit 069 4022 492

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 6 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km 7
  • Profili Tregti me shumice