ITD shpk, kerkon te rekrutoje:
Asistente ne Dept. e Logjistikes se suporteve
Detyra dhe Pergjegjesi:
- Identifikon saktë garancitë e çdo produkti defektoz që vjen në servis
- Kryen regjistrimin e pajisjeve brenda dhe jashtë garancie në modulin e servisit në programin Navision
- Mban kontaktin me klientet duke i informuar mbi statuset e pajisjeve në servis dhe zgjidhjet e mundshme për rastet kur produkti nuk riparohet.
- Informon klientet për rastet që nuk jane te shitura nga ITD, si trajtohet garancia.
- Mban kontatet me klientet për shërbimet on site, adresën oraret e dërgimit të teknikut. Hedhja e të dhënave të shërbimit onsite në modulin e servisit në NAV, etj.
- Kryen saktë lëvizjet e brendshme të pjesëve sipas magazinave përkatëse si në sistem, ashtu edhe fizikisht
- Kryen proces verbale për çdo diferencë të mallit fizik nga fatura
- Kryen saktë, me informacionet e domosdoshme, etiketimin e çdo pjese këmbimi (të re dhe defektoze) dhe i sistemon në magazinat përkatëse sipas ndarjeve përkatëse për çdo furnitor
- Kujdeset për paketimin në mënyrë të sigurtë të produkteve për eksport dhe dhënies se informacionit të saktë mbi peshën, dimensione etj.
- Kryen inventare periodike sipas kërkesave të kompanise apo furnitorëve.
Kërkesa për kandidatët:
- Diplome Universitare. E preferueshme ne shkenca ekzakte.
- Te kene njohuri shume te mira rreth programeve baze kompjuterike (word, excel etj.)
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (shkrim dhe komunikim)
- Aftesi shume te mira organizative
- Te afta te perballojne ngarkese pune
Vendodhja e zyrave eshte tek kilometri i pare i autostrades Tirane – Durres.
Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al
Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim.
More Information
- Rruga/Zona Kilometri i pare autostrada Tirane - Durres
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience