Asistente Dentare 6 views

🦷 B.E.L. Dent kërkon të punësojë ASISTENTE DENTARE

Kërkojmë një asistente të përgjegjshme, të kujdesshme dhe të organizuar, e aftë të punojë me saktësi, të komunikojë qartë dhe të respektojë protokollet e klinikës.

Kërkesat:

• Korrektësi, përpikëri dhe përgjegjshmëri
• Komunikim i qartë, i respektueshëm dhe profesional
• Higjienë personale dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve
• Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zbatuar udhëzimet klinike
• Gatishmëri për të mësuar dhe për të pranuar udhëzime profesionale
• Sjellje e kujdesshme dhe e qetë me pacientët
• Ruajtje e konfidencialitetit
• Njohja e gjuhës italiane ose angleze përbën avantazh

Detyrat kryesore:

• Përgatitja e kabinetit, instrumenteve dhe materialeve për çdo trajtim
• Asistimi i mjekut gjatë procedurave dentare
• Pastrimi, dezinfektimi dhe sterilizimi sipas protokolleve të klinikës
• Sistemimi dhe kontrolli i instrumenteve dhe materialeve
• Përgatitja dhe orientimi i pacientit përpara trajtimit
• Mbajtja e ambienteve klinike të rregullta dhe funksionale

Eksperienca:

Preferohet eksperiencë e mëparshme si asistente dentare. Përvoja në kirurgji orale, implantologji ose protetikë përbën avantazh.

Kandidatja e përzgjedhur do të trajnohet sipas procedurave dhe standardeve të klinikës.

Ne ofrojmë:

• Ambient pune serioz, profesional dhe të organizuar
• Orar të rregullt: 8 orë në ditë, 5 ditë në javë
• Trajnim për procedurat e klinikës
• Pagë në përputhje me eksperiencën dhe aftësitë praktike
• Mundësi bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe afatgjatë

📩 Për të aplikuar, dërgoni në WhatsApp në numrin +355 68 282 0771:

• CV-në tuaj
• Një prezantim të shkurtër ku të specifikoni eksperiencën, procedurat dentare me të cilat keni punuar dhe datën kur mund të filloni

Aplikimet pa CV nuk do të merren në shqyrtim.
.
.
#BelDent #Punë #AsistenteDentare #Karriera #DentistryJobs

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, TiranĂ«
  • Rruga/Zona Bllok
  • Tel/Mob +355692817904
  • Profili Stomatologji