Asistent shitjesh / cashier TEG 105 views

Job Expired

ASISTENT SHITJESH/ CASHIER
TEG

OBJEKTIVAT E VENDIT TË PUNËS

Të ofrojë shërbime në përshtatje me nevojat dhe pritshmëritë e konsumatorëve, dhe të shesë mallra/produkte duke përdorur një metodë komunikimi sa më të përshtatshme me vizionin,
misionin dhe vlerat kryesore të kompanisë; ta bëjë fushën e tij të shitjeve në përputhje me standardet e korporatës, dhe të mbajë në vijim këto standarde.

DETYRAT KRYESORE

  1. Të takojë konsumatorët me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Ti pyesë ata për të mësuar në lidhje me nevojat e tyre dhe ti plotësojë ato. U ofron klientëve shërbime sa më të përshtatshme me imazhin e korporatës, në mënyrë që ata të vijnë në dyqan përsëri.
  2. Përditëson çmimet dhe etiketat e çmimeve të produkteve/mallrave në seksionin e tij.
  3. Ndjek kërkesat e produkteve/mallrave të seksionit të tij, dhe ekspozon këto produkte/ mallra në seksionin e tij në përputhje me standardet vizuale të pranuara.
  4. Kontrollon nëse seksioni i tij është në përputhje me standardet e auditimit (inspektimi i çmimit të produktit, dispozitat ligjore, standardet e ekspozimit të produktit, etj), dhe informon Menaxhimin e Dyqanit për të bërë rregullimet e nevojshme.
  5. Përgatit seksionin e tij të dyqanit të jetë i gatshëm për ditën e nesërme (pastrim, rregullim, plotësim i produkteve që mungojnë, vendosje vizuale sipas rregullave, etj), kur dyqani është duke u mbyllur.
  6. Vendos siguri në dyqan dhe produktet/mallrat e tij, kontrollon alarmet e produkteve, punon në koordinim me Menaxherin e Dyqanit dhe Stafin e Sigurisë (nëse ka të tillë).

PËRGJEGJËSITË

  1. Punon në përputhje me strukturën organizative të dyqanit dhe bazuar në sistemit hierarkik.
  2. Vepron sipas procedurave, rregulloreve dhe udhëzimeve të kompanisë.
  3. I kushton vëmendje higjienës së tij personale dhe veshjes.
  4. Vepron në përputhje me identitetin e korporatës për sa i përket paraqitjes së tij të përgjithshme dhe qëndrimit pozitiv. Shton vlerën e kompanisë dhe bën një kontribut për të përmirësuar imazhin e saj.
  5. Ndjek mbledhjet dhe trajnimet e stafit. Zhvillon vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë e tij personale dhe profesionale.
  6. Mban vazhdimisht zonën e shitjes së dyqanit në gatishmëri për kryerjen e shitjeve.
  7. Takon konsumatorët me një buzëqeshje në fytyrën e tij. Bën pyetje atyre për të mësuar në lidhje me nevojat e tyre, dhe i plotëson këto nevoja. U ofron klientëve shërbime të përshtatshme për imazhin e korporatës në mënyrë që ata të vijnë në dyqan përsëri.
  8. U ofron klientëve kombinime të përshtatshme blerjesh gjë që mund të sigurojë shitje të tjera.
  9. Inkurajon konsumatorët që ti provojnë produktet/mallrat.
  10. Furnizon produkte nga dyqanet e tjera në rastet kur produktet e kërkuara nga konsumatorët nuk janë në stoqet e dyqanit.
  11. Nëse një produkt i kërkuar nga një klient është i ekspozuar në një manekin dhe nuk ndodhet në magazinën e dyqanit; ai e heq produktin nga manekini dhe ja vë në dispozicion konsumatorit.
  12. I shërben më shumë se një klienti njëkohësisht, duke marrë leje nga konsumatori e tij i parë, në varësi të ngarkesës së punës në dyqan.
  13. Merr matjet e nevojshme të klientëve dhe përgatit formularin për rrobaqepësin, nëse një produkt ka nevojë për ndryshime; dhe ndjek nëse produkti është dërguar tek rrobaqepësi.
  14. Informon klientët në lidhje me metodat e pagesës dhe ofertat speciale.
  15. Informon klientët në lidhje me mbështjelljet e përgjithshme dhe të produkteve.
  16. Shoqëron konsumatorët deri tek arkëtarët, kur konsumatorët përfundojë blerjet në varësi të ngarkesës së punës në dyqan.
  17. Takon me një shprehje pozitive klientët që vijnë në dyqan për kthim apo ndryshim të produktit; sigurohet që ata të ngelen të kënaqur duke gjetur zgjidhje të shpejtë për problemet e konsumatorëve.
  18. Vepron në përputhje me procedurat kur konsumatorët dëshirojnë të kthejnë apo ndryshojnë produktet e blera; merr mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit dhe / ose të Menaxherit të Seksionit për të marrë vendimin e duhur.
  19. Ndryshon çmimet e produkteve në seksionin e tij. Kryen kontrolle të nevojshme për të mbajtur të përditësuara të çmimeve të etiketave dhe të stendat prej peçigllasi.
  20. Mbledh produkte për t’u kthyer nga seksioni i tij dhe i dorëzon ato tek Stafi i Magazinës gjatë periudhave të transferimit.
  21. Kryen studime dhe kontrollet e nevojshme në mënyrë që ekspozimi i produkteve në seksionin e tij të jetë i përshtatshme për standardet pamore të pranuara.
  22. Përgatit produktet e reja që janë sjellë në seksionin e tij për shitje.
  23. Merr produktet që mungojnë në seksionin e tij në bashkëpunim me Menaxherin e Seksionit dhe Stafin e Magazinës/depos.
  24. Monitoron mbi baza periodike mujore, javore dhe ditore realizimin e shitjeve të dyqanit.
  25. Aspiron për të arritur objektivat e shitjeve në dyqanin e tij.
  26. Menjëherë njofton menaxherin e tij, nëse ndodh çdo problem që mund të pengojë procesin në lidhje me çështje të tilla si koncepti arkitektural i dyqanit, ndriçimit, ajrit të kondicionuar, etj
  27. Reagon ndaj çështjeve të sigurisë së dyqanit dhe produkteve, kontrollon alarmet e produkteve, punon në koordinim me Menaxherin e Dyqanit dhe Stafin e Sigurisë (nëse ka te tillë).
  28. Informon menjëherë Menaxhimin e Dyqanit nëse gjen një element që mund të kërcënojë sigurinë e jetës dhe pronës (p.sh. pako të dyshimta etj).
  29. Monitoron pastrimin dhe mirëmbajtjen e seksionit të tij. Punon në koordinim me personat përgjegjës përkatës (nëse ka ndonjë) në lidhje me mirëmbajtjen e seksionit.
  30. Monitoron nëse elementët e kompleteve të manekinëve, në seksionet nën përgjegjësinë e tij, janë në stoqet e seksionit kur ai merr përsipër detyra shtesë si Staf i Veshjes së Manekinëve. Vesh manekinët sipas standardeve të veshjes së tyre.
  31. Jep njohuritë dhe e eksperiencën e tij tek të punësuarit që kanë filluar punë kohët e fundit në seksionin e tij.
  32. Përmbush detyra të tjera sipas përcaktimit nga Menaxherët e Dyqanit dhe Menaxherët e Seksionit.

Për ne të LC Waikiki, vlerat tona janë: të qenit të virtytshëm, arritja së bashku, ekspertiza e gjerë, dhe të qenit të orientuar drejt klientit, duke sfiduar vështirësitë.
Pra, nëse jeni gati për dinamizëm dhe doni të rriteni me sfida, ejani dhe bashkohuni me ne!

Mund të aplikoni duke dërguar CV tuaj në adresën tonë të emailit: HR-ALBANIA@Lcwaikiki.com">HR-ALBANIA@Lcwaikiki.com

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Moda/Veshja, Tregti