Asistent i Shërbimeve të Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve 297 views2 applications

Job Expired

Asistent i Shërbimeve të Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve

Rreth nesh

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar dhe ambicioz për pozicionin Asistent i Shërbimeve të Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve.

Asistenti i Shërbimeve të Servisit është pjesë e ekipit të Shërbimeve të Servisit mban kontakte të drejtpërdrejta dhe i përgjigjet interesimit të klientëve për të gjitha shërbimet e servisimit. Ai/ajo është personi i parë i kontaktit të përfaqësisë (dealership) me të gjithë vizitorët dhe klientët. Ai/ajo përshëndet dhe mirëpret klientët, shqyrton kërkesat e tyre dhe shoqëron klientët pranë këshilltarëve të servisit dhe njësitë e tjera të shërbimeve të servisit. Asistenti i Shërbimeve të Servisit koordinohet dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për Këshilltarët e Servisit, Departamentin e Pjesëve të Këmbimit dhe departamentet e tjera mbështetëse në të gjitha proceset e kontaktit me klientit si dhe mbeshtet proceset në të gjitha detyrat organizative dhe administrative.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Shqyrton dhe pranon kërkesat e klientit, drejton/orienton klientët tek Këshilltarët e Servisit dhe nëse është e nevojshme ofron shërbime alternative, zëvendësuese (për klientët pa rezervim takimi).
  • Shqyrton pyetjet e klientëve dhe në mënyrë aktive dhe paraqet opsionet e diferencimit të shërbimeve për klientët pa rezervim takimi.
  • Regjistron të dhënat e klientëve duke përdorur DMS ose bazën e të dhënave për klientët pa rezervim takimi.
  • Kontrollon, azhorzhon dhe nëse është e nevojshme, hap llogari të re në databaze të kompanisë për çdo klient të ri.
  • Siguron që produktet dhe aksesorët e ekspozuar në ambientet e departamenti të pas shitjeve të jenë të prezantuara në mënyrën e duhur.
  • Ofron mbështetje të vazhdueshme për klientët gjatë gjithë periudhës së pritjes dhe informon klientët në rastet e vonesave të paparashikuara.
  • Shqyrton dhe regjistron ankesat nga klientët e rastit, dhe kujdeset për përgatitjen e përpunimit të mëtejshëm dhe përcjelljen direkte të ankesave/sugjerimeve tek personeli përgjegjës.
  • Kontrollon dhe dokumenton deklaratat e privatësisë së të dhënave nga klienti dhe këshillon ose shpjegon të gjithë informacionin e nevojshëm në deklaratën e privatësisë së të dhënave.
  • Koordinon të gjitha dokumentet e nevojshme dhe diskuton këto dokumenta me klientin.
  • Ofron mbështetje të vazhdueshme për Këshilltarët e Servisit kur klientët mbërrijnë pa lënë një takim me paraqitjen e një urdhri paraprak ose një porosi të servisit, si dhe përditësimin e bazës së të dhënave të automjetit dhe klientit. Kjo përfshin hapjen e një urdhri paraprak ose një urdhëri servisi, dhe kontrollin dhe përditësimin e detajeve të automjetit dhe historisë së klientit.
  • Kontrollon saktësinë e dokumentacionit dhe urdhërit të punës dhe bën dorëzimin e tyre tek Këshilltari i Servisit.
  • Menaxhon të gjithë veprintarinë në terminalin e pritjes së klientëve dhe adreson të gjithë kërkesat e klientëve për shërbimet e servisit.
  • Përpunon dhe adreson për zgjidhje të gjitha kërkesat dhe çështjet e shërbimeve të mobilitetit.
  • Ofron mbështetje për klientët e rregjistruar në paketat e shërbimeve MBconnect/Mercedes me dhe shërbimet e tjera mbështetëse.
  • Sipas rast, kur është e nevojshme, kryen dhe funksione dhe detyra të tjera të ngjashme dhe me rëndësi për për departamentin e Pas Shitjeve.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (dhe/ose diplomë ekuivalente të arsimit profesional).
  • Të jetë i aftë për të menaxhuar proceset ditore të punës dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në mbikëqyrje minimale.
  • Aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit dhe aftësi për zgjidhjen e problematikave.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
  • Të ketë të paktën 1-2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca e mëparshme në sektorin e automjeteve).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze (në kuptuar të folur dhe në të shkruar).
  • Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet ËIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj.
  • Të ketë njohuri mbi mesatare të gjuhës angleze dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjinë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimit të servisit.
  • Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Autostrada Tirane-Durres, Km-7
  • Profili Automjete