Asistent/e zyre & recepsioniste 404 views6 applications

NJOFTIM PUNE

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Asistent/e zyre & recepsionist/e
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: TEG/ACREM

Përshkrim i Pozicionit të Punës:

Asistent/e zyre & recepsion është përgjegjës për përfaqësimin e imazhit të shoqërisë, orienton dhe shoqëron personat që vijnë për takime.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Të pres/ drejtoj në destinacionin e duhur personat që vijnë në zyrë që kanë rezervuar takime me stafin e administrates ACREM në TEG.
  • T’u pergjigjet telefonatave dhe të bej transferimin e tyre në çdo departament (sipas kërkesës së telefonuesit).
  • Të kryej tërheqjen e postës, shpërdarjen e postës, përgatitjen e dokumentave për postë dhe mbajtjen e kontaktit me kompanitë postare.
  • Të organizojë /koordinojë lëvizjet e shoferit të administrates sipas nevojave të kompanisë dhe të jetë në dijeni në çdo moment të vendndodhjes së tij dhe detyrave që i jane ngarkuar.
  • Të kryej çdo muaj blerjet e kancelarisë sipas nevojave të kompanisë si dhe të kujdeset për pajisjen e punonjesve me mjetet e nevojshme të punës.
  • Të mbaj kontaktin dhe të bej porosi për shërbimin e ujit dhe kafesë në zyrë, si dhe nevoja të tjera (leter, gota plastike, aromatizues etj).
  • Duhet së bashku me pjesën tjetër të stafit të kujdeset për mjetet e punës në zyrë (fotokopje, printer) dhe të raportojë tek Dep. IT dhe kompania e Mirëmbajtjes për difekte apo nevojat për riparime.
  • Kujdesi për pastertinë në ambientet e punës, kuzhinë dhe tualete.
  • Të mbajë autoritetin për rregullin në zyre duke ushtruar funksionin e shefes së sallës etj.
  • Suport ndaj departamenteve te tjera me detyrat operacionale.
  • Pergatit raporte javore/mujore bazuar ne kerkesat e departamentit.
  • Detyra të tjera qe do i caktohen nga supervizori ne vazhdim.

Kërkesat e Pozicionit:

Zotërim i Diplomës Bachelor.
Certifikatë per gjuhën angleze përbën avantazh.

Kualifikime dhe aftësi te tjera:

  • Të jetë korrekt në zbatim të rregullores së punëmarrësit.
  • Te kete aftesi të shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët.
  • Të ketë njohuri të përdorimit të mirë të kompjutrerit.
  • Të jetë i/e organizuar dhe i/ e rregullt.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe nje letër interesi brenda datës 29/02/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt: “Asistent/e zyre & recepsionist/e”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime