Asistent/e në departamentin e Burimeve Njerëzore 136 views

Prodyn Albania sh.p.k kërkon Asistent/e në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Kandidati/ja asiston ne mënyrë të drejtepërdrejtë Manaxheren e Burimeve Njerëzore,
Eshtë përgjegjës/e për ndjekjen e procedurave të departamentit, si edhe i përcjell ato tek punonjësit e tjerë të kompanisë.Detyrat kryesore:· Pergjegjese ne procesin e rekrutimit, selektimit si edhe trajnimit te punonjesve.
· Pergjegjese per lejet e punes dhe qendrimit per tekniket e huaj.
· Deklarimet e punonjësve të rinj (hyrje/daljet) prane institucioneve perkatese.
· Pergjigjet per respektimin e procedurave lidhur me punësimin, benefitet e stafit , rimbursime etj
· Pregatitja e kontratave te punes konform me Kodin e Punes dhe politikat e kompanise.
· Rifreskon të dhënat e punonjësve në databasen përkatëse.
· Plotëson periodikisht rregjistrin e punëmarrësve.
· Informon punonjesit per dokumentacionin e nevojshem si dhe plotëson dosjet personale të punonjesve me dokumentacionin përkatës.
· Mbështet stafin administrativ dhe grupet e ndryshme të punës.
· Përgatit raportete të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Burimeve Njerëzore , Menaxhimit etj.Kualifikimet / Kërkesat· Të ketë përfunduar studimet në fakultetin e Ekonomise.
· Eksperienca pune të ngjashme, minimalisht 3 vjet (B.Njerëzore/Financë)
· Njohuri mbi llogaritjen e pagave.
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze mbi mesataren (folur & shkruar)
· Të ketë njohuri shume te mira te paketës Microsoft Office si dhe programeve te B. Njerezore
· Te ketë njohuri shume të mira te Kodit te Punës, legjistlacionit tatimor ne fuqi.Të tjera:

· Aftësi shumë të mira komunikimi, organizative, punë në ekip.
· Integritet, përpikmëri, etikë si edhe dëshirë për të mësuar
· Kërkues/e dhe me iniciativë për prurje idesh të reja në department.
· i/e aftë të punoj në skuadër por edhe në mënyrë të pavarur.
· Të trajtoj me konfidencialitet maksimal informacionet e brendëshme dhe sensitive.

Të gjithë kandidatet e interesuar që plotësojnë kriteret më sipër janë të lutur të dorëzojnë Cv-në në adresën arapi.v@prodyn.al ose info@prodyn.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” dhe akteve nenligjore per zbatim..

Do të kontaktohen për intervistë vetëm kandidatët e përzgjedhur.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Gjergj Balshaj
Connect with us
Contact Us