Asistent/e Ekzekutiv/e e CEO-s 228 views

Job Expired

ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM është kompania menaxhuuese e Qendrave tregtare TEG dhe QTU, si dhe TLP, Rolling Hills, dhe Ambasador 3. Me një rrjet profesionistësh ACREM, ofron një paketë të gjërë shërbimesh si: Konsulencë Financiare, Marketing, Qiradhënie dhe Administrim.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

 

 

Pozicioni:         Asistent/e Ekzekutiv/e

Vendodhja:      Zyrat ACREM, TEG

Raporton te:    CEO ACREM

 

 

Përshkrim i Pozicionit të Punës

 

Asistenti/ja ekzekutiv/e është personi i parë i kontaktit në zyren e CEO-s. Ky funksion është një urë lidhëse e rendësishme mes Ceos dhe / ose menaxherëve të kompanisë dhe funksionareve të kompanive të tjera. Koordinon punën mes CEO-s dhe departamenteve brenda kompanisë dhe suporton nevojat e CEO-s gjatë ecurisë së përditshme.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

  • Organizon axhendën e aktiviteteve dhe takimeve të CEO
  • Mban “Minutat e Takimit” për mbledhjet e organizuara nga CEO & delegon te secili kërkesat përkatëse.
  • Delegon te personat përgjegjës çështje apo kërkesa të ndryshme të CEO-s që lidhen me veprimtarinë e përditshme të punës në nivel kompanie.

 

  • Mbledh dhe përpunon të dhëna për përgaditjen e raporteve të ndryshme të biznesit sipas kërkesës së CEO-s.
  • Përgadit shkresa zyrtare dhe njoftime, kundrejt partnereve, institucioneve shtetërore apo subjekteve private sipas kërkesës së CEO-s.
  • Ndjek proçeset e punës për projektet aktuale dhe të reja të zhvillimit të biznesit, si dhe marrëdhëniet kontraktuale me klientët.

 

 

  • Kryen rezervimet e hotelit dhe biletave të udhëtimit brenda / jashtë vendit të CEO-s dhe menaxhereve sipas nevojave për udhëtime, referuar potitikave dhe proçedurave të kompanisë.

 

  • Kryen detyra të tjera që i caktohen nga CEO.

 

Kërkesat e pozicionit të punës:

 

  • Jo më pak se 3 vite në të njëjtin profil pune ose të ngashëm.
  • Diplomë Bachelor dhe/ose Diplomë Master në profilet: Administrim Biznesi, ose Financë, ose Shkenca Sociale & Juridik.
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
  • Njohje të shkëlqyera të gjuhës angleze (preferohet njohje e gjuhëve të tjera të huaja).
  • Njohuri të shkëlqyera kompjuterike.

 

Aftësi / Zotësi të tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe prezantuese.
  • Aftësi për të analizuar dhe interpretuar të dhëna për përgaditjen e raporteve.
  • Metodik/e dhe i/e organizuar.
  • Ndershmëri dhe Intergitet

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performances.

 

Mënyra e aplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në dhe Letrën e Motivimit brënda datës 29.01.2023 në adresën e e-mail: hr@acrem.al.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Sherbime