AS.MENAXHER/E DYQANI 235 views1 application

Job Expired

Dimension për një brand të njohur i specializuar në shitje me pakicë që tregton artikuj të ndryshëm për fëmijë dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpi, po kërkon të rekrutojë “ASISTENT/E MENAXHER DYQANI”


DETYRAT E POZICIONIT

  • Kontrollon vazhdimisht pastërtinë e dyqanit gjatë ditës dhe merr masa që dyqani të ketë një paraqitje të mirë përsa i përket pastërtisë dhe higjenës.
  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit dhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandiser-it të kompanisë në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes.
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta.
  • Kontrollon dhe sigurohet që në dyqan çmimet gjithmonë të jenë të sakta dhe të implementuara bazuar në standartet e kompanisë.
  • Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute.
  • Kontrollon shpenzimet mujore të dyqanit sigurohet që ato të jenë nën buxhet.
  • Kontrollon transaksionet në arka për shpejtësinë, saktësinë dhe cilësinë të shërbimit
  • As.Menaxheri është përgjegjës për koordinimin e veprimeve në kasë dhe mirëfunksionimin e tyre në mungesë të supervizorit të arkave ose kur e shikon të evojshme
  • Përpilon dhe përgatit raporte të ndryshme të kërkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qëndrore.
  • Merr rol aktiv në procesin e rekrutimit duke intervistuar stafin operacional në bashkëpunim me departamentin e Burimeve Njerëzore.
  • Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kënaqshme.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsimi i lartë
Eksperiencat: Të paktën dy vite përvoje pune në menaxhim (Retail përbën avantazh)

Aftësitë:

  • Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera
  • Njohja e paketës Microsoft Office në nivel të avancuar
  • Aftësi organizative dhe drejtuese;
  • Aftësi orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit;
  • Aftësi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftësi për të punuar me të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup;
  • Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë;
  • Aftësi për të krijuar besim te kolegët dhe eprorët;

 


Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt
“ASISTENT/E MENAXHER DYQANI”
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për
“Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 35 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rr.
  • Profili Konsulence, Punesim, Sherbime