Dimension për një nga kompanitë e mëdha të ndërtimit në vend po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
ARKITEKT
DETYRAT E POZICIONIT
Detyra dhe Përgjegjësi – Departamenti Projektimit- Arkitekt
- Asiston ne pergatitjen e detyrave te projektimit sipas kerkesave te investitorit.
- Asiston dhe pergatit projektin arkitektonik sipas kerkesave te projektimin (Detaje/Plan/3D) sipas nevojave dhe afateve te projektimit.
- Pergatit zberthimin e projekteve arkitektonike/ ne paketa tenderimi per secilin proces arkitektonik me vizatime detaje/specifikime teknike dhe preventive.
- Pergatit katologet e shitjeve te projekteve te shoqeruar me plane/aksonometri dhe rendera.
- Suporton me elemente grafike/ skema funksionale/ nevojat komerciale te kompanise.
Detyra dhe Përgjegjësi – Suport klientet
- Shoqëron klientët e rinj edhe ekzistues në objekt për ti prezantuar pronat/projektin
- Informon klientët në lidhje me cilësinë e ndërtimit edhe shërbimet e tjera që ofron kompania e ndërtimit tek kjo pronë/projekt.
- Ndjek procedurën e mirëmbajtjes së klientit.
- Ndjek përgatitjen e preventivave për punime jashtë projektit bazë.
- Ndjek procedurën e kthimit të fondeve kur klienti duhet të marr lekë nga kompania për Rifiniturat që ai ka bërë vetë edhe që duhet të rimbursohet.
- Koordinon takime me klientin kur bëhet verifikimi i sipërfaqeve të ndërtimit të projektit përfundimtar në krahasim me projektin fillestar në bazë të së cilit ka firmosur kontratën klienti.
- Përpilon raporte javore.
Detyra dhe Përgjegjësi – Suport Projekte te Financuara nga te trete
- Harton dhe propozon ndryshime Arkitektonike dhe kujdeset per miratimet tek Projektuesi.
- Asisiton projektet arkitektonike te financuara nga EU me pergatitjen e librezave te masave.
- Asistion stafin teknik inxhnierik me vizatim detaje inxhnierike.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplome ne degen Arkitekture;
Eksperienca: Eksperience si arkitekt per nje periudhe jo me pak se 3 vjet;
Aftësi:
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
- Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
- Aftësi të mira në komunikim dhe ne shkrim te gjuhes angleze.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.alme subjekt «Arkitekt»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Language anglisht