Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Arkitekt Zbatimi
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Green Coast, Palase
Përmbledhja e Pozicionit:
Arkitekti i Zbatimit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Koordinimi dhe zbatimi i projektit duke mbajtur lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin ne lidhje me projektin;
- Sigurohet qe materialet e dhena per zbatim te jene te plota dhe te gatshme per zbatim ne raport me disiplinat e projektit dhe kryen plotesimet e nevojshme per kantierin sipas nevojes;.
- Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
- Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;
- Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve ndertimore dhe arkitekturore, bazuar ne grafikun e përgjithshëm te punimeve;
- Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
- Ndjek punimet e rifiniturave si dhe mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
- Dokumenton te gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin perkates per azhornimet e projekteve dhe kujdeset per azhornimin ne kohe te projekteve perpara zbatimit.
- Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit ne vecanti;
- Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret, njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
- Perpilimi i detajve ekzekutive te projektit te zbatimit, sipas udhezimeve te eproreve;
- Kordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances per punimet e rifiniturave;
- Menaxhon porosite e materialeve te rifiniturave ne kantier sipas projekteve dhe kerkesave te klienteve;
- Mbajtje kronologjise se dorezimit te projekteve, ndryshime apo projekte ne dorezim te vazhdueshem nga pale te treta dhe hartimi i raporteve javore për punën idividuale dhe raport mujor mbi ecurine e projekteve dhe problematikat perkatese per zgjidhje sipas kerkeses se eproreve
Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë
Kualifikime të tjera:
- Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
- Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
- Njohje shumë e mirë e detajeve te ndertimit, materialet dhe teknologjive ne kete fushe;
- Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
- Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
- Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 04/09/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Experience Level me eksperience, Senior