Arkitekt Kantieri Green Coast MGallery Hotel | Mane TCI 93 views

Job Expired

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

 

Pozicioni: Arkitekt Kantieri Green Coast MGallery Hotel

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Palasë

 

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i Kantierit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij, kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, përgatitjen e paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban lidhje te vazhdueshme me studiot e projektimit;
  • Koordinimi dhe zbatimi I projektit;
  • Studion dhe njihet me Projektin e Zhvilluar dhe specifikimet e tij;
  • Përgatit në kohë vizatime sipas kërkesave të stafit teknik të zbatimit;
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  • Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  • Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kerkesat e tij;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara. Here pas here kryen edhe plotësime;
  • Ndihmon ne programimin e proceseve te punimeve arkitekturore, bazuar ne grafikun përgjithshëm te punimeve;
  • Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte te ndryshme sipas kerkeses se eproreve;
  • Leximi i projekteve tip, plansistemimit te pergjithshem, infrastruktures, specifikimeve teknike dhe te gjithe elementeve te tjere te projektit Green Coast Hotel;
  • Njohja me zbatimin, projektin ne terren, si dhe strukturen e kompanise ne teresi dhe te projektit Green Coast Hotel ne vecanti;
  • Njohja me procedurat e kompanise, me nenkontraktoret , njohja me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Perpilimi I planimetrive te zbatimit te punimeve te rifinitures, sipas udhezimeve te eproreve;
  • Zberthimi dhe Vizatimi i detajeve tip;
  • Vizatimi I elementeve te ndryshem te projektit sipas kerkesave te kantierit;
  • Kordinimi dhe dhenia e informacioneve te nevojshme departamentit te finances, ne lidhje me ecurine e klienteve;
  • Hartimi I raporteve javore për punën idividuale;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen nga supervizori i tij;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eproreve;
  • Lexon projektet e vilave tip, plan sistemimet e përgjithshme, infrastrukturës, specifikimet teknike dhe gjithë elementet e tjerë të projektit Green Coast;
  • Njohja me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projektit Green Coast në veçanti;
  • Përpilon planimetritë e zbatimit të punimeve të rifiniturës për një grup vilash, sipas udhëzimeve të eprorëve;
  • Përgatit vizatimet e detajeve tip, të elementeve të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të kantierit;
  • Me kërkesë të eprorit, harton raport javor për punën individuale;
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në programin e studimit Arkitekturë.

 

Kualifikime të tjera:

  • Mbi 5 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit;
  • Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e legjislacionit për urbanistikën;
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hrconstruction@manetci.al

 

Afati i dorëzimit: 11/01/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 4 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim