Arkitekt Kantieri 29 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

 

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

 

Pozicioni:         Arkitekt Kantieri

Departamenti: Teknik

Vendndodhja:  Rolling Hills Liqeni, Tiranë

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Arkitekti i Kantierit ka një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Ndjek, kontrollon dhe koordinon punimet e zbatimit për objekt shërbimi me fokus të veçantë për fazën aktuale të punimeve të fasadës të ventiluar, montimit të fasadës së xhamit, taracës së gjelbëruar si dhe punimet e rifiniturave të brendshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit, konsulentin apo klientin në lidhje me projektin;
  • Ndjekja e fazës aktuale të punimeve (vetrata, fasadë e ventiluar, travertinë me ngjitje, tarace e gjelberuar). Mbikëqyr nga afër proçesin e montimit të vetratave, fasadës së ventiluar duke garantuar përputhshmërinë me detajet e arkitekturës dhe standartet hidro dhe termo izolimit.
  • Kontrollon dhe koordinon punimet për shtresat sipas detajeve të zbatimit për taracën e gjelbëruar (hidroizolimi, drenazhin , substratin dhe detajet e gjelbërimit).
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, për fazat vijuese të rifiniturave.
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhje me projektet e zhvilluara dhe kryen plotësimet e nevojshme për kantierin sipas nevojës;
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  • Harton raporte të ndryshme sipas kërkesës së eprorëve;
  • Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve dhe kujdeset për azhornimin në kohë të projekteve përpara zbatimit.
  • Njohja me procedurat e kompanisë, me nënkontraktorët, kontratat e projektuesve dhe zbatuesve;
  • Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientevë.

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë.

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune në zbatim;
  • Eksperience specifike: Njohuri të thelluara mbi sistemet e fasadave të ventiluara, fasadave të xhamit dhe taracave të gjelbë
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe programet e avancuara si Revit etj;
  • Njohje shumë e mirë e detajeve të ndërtimit, materialet dhe teknologjive në këte fushë;
  • Aftësi shume te mira analitike për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
  • Aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur ne anën funksionale dhe estetike;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh.

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në : LINK

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 13/08/2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 19 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim