Arkitekt 61 views

Job Expired

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, me afërsisht 6,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:                   Arkitekt

Departamenti:           Teknik

Vendndodhja:            Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti kryesisht do të fokusohet në koordinimin e projekteve të hartuara nga projektues të nënkontraktuar, kontrollimin e cilësisë së projekteve të dorëzuara prej tyre (nga faza e projekt-idesë deri në projektin e zbatimit), hartimin e relacioneve shpjeguese mbi përmbajtjen e projekteve dhe sugjerimin e propozimeve konkrete për përmirësimin e tyre, kontrollimin e përputhshmërisë së projekteve me legjislacionin sektorial në planifikim dhe zhvillim territori; plotësimin dhe detajimin e projekteve arkitektonike dhe teknike si dhe asistimin e procesit të pajisjes me leje zhvillimi dhe ndërtimi (duke përfshirë lejet/vendimet/miratimet plotësuese të kërkuara për to).

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të mundet të konceptojë dhe të hartojë detyra projektimi;
  • Të plotësojë kontratat e sipërmarrjes me specifikimet teknike arkitektonike;
  • Të jetë i përditësuar me legjislacionin sektorial të planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe legjislacionin e ndërtimit;
  • Të negociojë dhe të koordinojë projektin me kontraktorët dhe projektues të tjerë të përfshirë në hartimin apo zbatimin e projektit;
  • Të ndjekë rregullisht mbledhjet në zyrë si dhe jashtë saj, të ndjekë takimet me kontraktorët dhe projektues të tjerë;
  • Të asistojë procesin e aplikimit dhe marrjes së lejes së zhvillimit dhe të ndërtimit;
  • Të kuptojë dhe të përkthejë në rezultat detyrat e projektit;
  • Të hartojë relacione teknike mbi përmbajtjen e projektit arkitektonik dhe të mundet të sugjerojë propozime konkrete për përmirësimin e tij;
  • Të realizojë prezantime përmbledhëse shpjeguese mbi projektin arkitektonik dhe të mundet t’i prezantojë ato;
  • Të bashkëpunojë në procedurën e prokurimit duke ofruar detajet dhe specifikimet e nevojshme teknike;
  • Të hartojë projektet e plota ose pjesore për objekte të ndryshme, turistike, rezidenciale, tregtare, social-kulturore, etj,si dhe detajimin etyre.
  • Të punojë ngushtë me drejtuesin e grupit, ekipin e projektimit si dhe me inxhinierët e disiplinave të ndryshme (Konstruktor & MEP);
  • Të bashkëpunojë me sektorët dhe grupet e tjera në fushën e mjedisit, efiçencës energjetike, trashëgimisë kulturore si dhe t’i asistojë në punën e tyre;
  • Të marrë pjesë dhe të konsultohet me profesionistë të ndërtimit rreth zgjidhjeve praktike të projekteve;
  • Të japë input për llogaritjen e kostove dhe preventivave;
  • Të mundet të hartojë, kontrollojë dhe plotësojë tabelën e specifikimeve teknike;
  • Çdo detyrë tjetër që mund t’i caktohet nga përgjegjësi i departamentit.

Edukimi: Të zotërojë diplomë nivel Master në Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vjet në hartimin dhe koordinimin e projekteve arkitektonike (për këtë pozicion pune, do të përbëjë avantazh angazhimi në projekte komplekse turistike dhe në projekte bashkëpunimi me studio të huaja);
  • T’i kushtojë vëmendje detajeve teknike arkitektonike dhe të ketë njohuri të avancuara në teknologjinë e ndërtimit;
  • Të ketë njohuri të plotë mbi përmbajtjen e projekteve arkitektonike dhe inxhinierike sipas tipologjisë dhe fazave të hartimit (nga projekt-ideja në projektin e zbatimit);
  • Të ketë njohuri të plotë mbi procedurat e aplikimit dhe gjithë procesin e pajisjes me leje ndërtimi dhe zhvillimi;
  • Të ketë përdorim profesional të paketës së Autodesk (AutoCAD, Map3D, 3DS etj), në projektim arkitektonik dhe studime urbane; përdorim profesional të programeve të konceptimit të projekteve (Sketch Up etj.); përdorim profesional të paketës së Microsoft Office dhe përdorim bazik të programeve me bazë GIS etj.;
  • Njohja e paketës BIM (Revit, Navisworks etj.) përbën avantazh;
  • Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze si në shkrim dhe komunikim;
  • Të ketë aftësi organizimi dhe koordinimi të projektit;
  • Të jetë në gjendje të punojë pa/ose me pak mbikëqyrje;
  • Të ketë etikë profesionale dhe aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të punojë në grup për të arritur objektivat;
  • Të ketë aftësi për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Përvoja të mëparshme pune në kompani ndërtimi/investimi janë të favorshme.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit ne link.

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit:  11/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 8 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Ndertim