Analist Kredie 73 views

Job Expired

CREDITAL është institucion mikrokredie që operon në territorin e Shqipërisë në fushën e kreditimit që prej vitit 2019.

Kompania jonë është licencuar nga Banka e Shqipërisë,  e cila ofron kredi për kategorinë e individëve me paga, sipërmarres të biznesit mikro dhe agrobiznes.

POZICION VAKANKT: ANALIST KREDIE

 Detyrat kryesore:

  • Zbaton procedurat e kreditimit në përputhje me kushtet e percaktuara në procedurat e kredisë  së Institucionit.
  • Promovon produktet e kredisë se kompanisë CREDITAL.
  • Interviston klientët dhe vlerëson nëse i përmbushin kriteret për marrjen e kredisë.
  • Mbledh dokumentacionin e nevojshëm të klientit, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e produktit përkatës.
  • Viziton biznesin e klientit dhe vlerëson gjendjen e aseteve që lihen si kolateral.
  • Analizon dhe vlerëson kërkesën për kredi të klientit, përgatit analizën financiare dhe vlerëson aftësinë paguese të klientëve.
  • Prezanton rastin e kredisë në komitet kredie.
  • Monitoron të gjitha kreditë në portofolin përkatës sipas udhëzimeve të Intituconit.
  • Ndjek pagesat e klientëve sipas grafikut të pagesave.

Kritere specifike:

– Te jetë i diplomuar për ekonomi ose fusha relevante.

– Preferohet me eksperiencë në sektorin financiar  ose subjekte mikrokredie.

– Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe analitike me klientët.

– Të jetë në gjendje të japë gjykime profesionale mbi kërkesat për kredi.

– Të jetë energjik dhe të ketë deshirë për të ndërtuar marrëdhënie profesionale afatgjata me klientët.

– Të dijë të përdorë shumë mirë programet e paketës Office ( Excel, Word, etj)

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike hr@credit.al ose të kontaktojnë në nr: 0676645940

More Information

  • This job has expired!
Share this job