Analist Financiar 209 views1 application

Shoqëria AGS SHPK prej disa vitesh zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri, bazuar në një strategji afatgjatë për zhvillimin e qendrueshëm të sektorit të qumështit, por jo vetëm, duke ofruar në tregun shqiptar produkte të shëndetshme dhe me qasjen për të kënaqur kërkesat dhe nevojat e konsumatorit shqiptar. Fabrika e përpunimit të qumështit ka filluar aktivitetin në vitin 2015, me qëllimin primar për të sjellë në treg prodhim vendas, me cilësi natyrale dhe sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Pozicion Vakant – Analist Financiar
Sektori: Agro-Industri
Kategoria – Finance / Kontabilitet
Lloji i punës – Kontrate pune me kohe te plote
Paga – Konkurruese

Roli në Shoqëri:
Analisti financiar është përgjegjës për te ndjekur performancen financiare te shoqerise kundrejt planit dhe objektivave, si dhe per raportimin finanicar duke analizuar performancen e biznesit dhe kushtet e tregut, me qellim per te ndihmuar Bordin e Drejtimit ne marrjen e vendimeve operacionale dhe strategjike.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Bazuar ne strategjine afatgjate te shoqerise, harton raporte buxhetimi si dhe ndjek ne vijimesi zbatimin e planit ne terren, duke analizuar situaten dhe raportuar periodikisht prane Drejtimit lidhur me realizimin e planeve dhe deijimin e te ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Ofron mbështetje analitike per Drejtimin nepermjet raporteve mujore, të cilat përfshijnë analizat e aktiviteteve si blerje, prodhim, logjistike, marketing dhe kanalet e shitjeve, duke evidentuar matjet kryesore te treguese financiare te periudhes dhe raportimin e mospërputhjeve.
  • Koordinon punen me departamentet e tjera per realizimin dhe monitorimin e proceseve te buxhetimit dhe parashikimit vjetor dhe tremujor.
  • Ndjek ecurine e shitjeve duke hartuar raporte te performances sipas kanaleve te shitjes, llojit te klienteve, kategorive te produkteve dhe shtrirjes territoriale.
  • Monitoron dhe raporton efektivitetin e fushatave të ndryshme të marketingut në lidhje me koston.
  • Monitoron dhe raporton efektivitetin e qendrave te kostos në lidhje me rezultatin e periudhes.
  • Ndjek mbarevajtjen e pjeses funksionale te programit kontabel dhe te shitjes si dhe koordinon punen me departamentet, specialistin e teknologjise se informacionit dhe kompanite suport per implementimin e ndryshimeve per permiresimin e funksionaliteteve te programeve kontabel.
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e performancës në të gjithë organizatën.

Kriteret e perzgjedhjes:

  • Të ketë mbi 3-4 vite eksperience pune në finance / kontabilitet, preferohet njohja e sektorit te prodhimit.
  • Diplomë në kontabilitet, finance ose administrim biznesi. Preferohen kualifikime shtese ne ekspertizen financiare dhe kontabel ose studime pasuniersitare MBA.
  • Aftesi shume te mira me programet financiare, domosdoshmeri njohja e programit Microsoft Dynamics NAV/D365 Business Central (Navision).
  • Aftesi shume te mira analitike, eksperience pune ne perpunimin e te dhenave dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Të ketë njohuri shume te mira të gjuhës angleze. Njohja e gjuhes italiane eshte e preferueshme.
  • Njohuri shume te mira te legjislacionit fiskal dhe te treguesve ekonomik.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi.

SHËNIM: Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: info@ags.al ose ne nr. 0696044707 jo më vonë se data 30/09/2020.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Adresa – rr. Beqir Luga, nd. 3 Zyra 1.
  • Tel/Mob +355 45800672