Për një nga kompanitë më të mëdha të indrustrisë FMCG po kërkojmë AGJENT X/VAN për zonat: Tirana Jugore dhe Qarku Elbasan.
Agjent Shitje X/van: Ka për detyrë kryesore ndjekjen rigoroze të route ditor, mbajtjen e klientëve ekzistues, gjetjen e klienteve të rinj dhe azhornimin e sa më shumë kodeve për njësi shitje.
DETYRAT E POZICIONIT
- Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
- Është përgjegjës për paraqitjen e produkteve konform standarteve të kompanisë;
- Ështe përgjegjës për materialet që ka në dorzim dhe përdorim;
- Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
- Kontrollon gjendjen e stokut në çdo pikë që viziton;
- Njeh shumë mirë produktet e kompanisë dhe produktet e konkurentëve;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e klientëve ekzistues dhe indetifikimin e klientëve të rinj;
- Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
- Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
- Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon;
- Zbaton me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, realizimin e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve të përcaktuar nga eprori;
- Ndjek skandencen e produkteve;
- Arketon te ardhura ditore ne fund te dites se punes prane kompanise;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
Eksperiencë: Të ketë eksperiencë jo më pak se 3 vjet në këtë profil
*Të ketë leje drejtimi të klasit B (furgon deri ne 1.5 ton)
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonërekrutime@dimensionhr.al me subjekt «AGJENT/SHPERNDARES X/VAN»
Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
More Information
- Experience Level me eksperience