Agjent Shitjesh & Distributor 26 views

Stiven kërkon të punësojë një Agjent Shitjesh & Distributor, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e shitjeve, menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shpërndarjen e produkteve në zonën e caktuar.

Roli kombinon aktivitetin në terren me shitjen direkte, marrjen dhe ndjekjen e porosive, si dhe dorëzimin e produkteve te klientët.

Përgjegjësitë kryesore

  • Viziton rregullisht klientët ekzistues, merr porositë dhe kujdeset për ruajtjen e marrëdhënieve të mira tregtare.
  • Identifikon dhe kontakton klientë të rinj me qëllim zgjerimin e rrjetit të shitjeve.
  • Prezanton produktet Stiven, produktet e reja, ofertat dhe kushtet tregtare.
  • Sugjeron produkte dhe sasi në përputhje me nevojat dhe profilin e klientit.
  • Përgatit dhe organizon porositë për shpërndarje.
  • Ngarkon produktet në automjet dhe kryen shpërndarjen e tyre te klientët, brenda dhe jashtë Tiranës.
  • Siguron dorëzimin e saktë të produkteve dhe dokumentacionit përkatës.
  • Kujdeset për produktet gjatë transportit dhe dorëzimit.
  • Ndjek pagesat dhe detyrimet e klientëve sipas procedurave të kompanisë.
  • Kujdeset për prezencën dhe ekspozimin korrekt të produkteve Stiven në pikat e shitjes.
  • Mbledh informacion nga tregu mbi kërkesën, konkurrencën dhe mundësitë e reja për shitje.
  • Bashkëpunon me magazinën dhe administratën për koordinimin e porosive, stokut dhe shpërndarjeve.
  • Raporton mbi vizitat, porositë, klientët e rinj, shpërndarjet dhe ecurinë e shitjeve.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe përdorimin korrekt të automjetit të kompanisë dhe mjeteve të punës.

Kërkesat

  • Eksperienca e mëparshme në shitje, distribucion ose role të ngjashme përbën avantazh.
  • Patentë drejtimi Kategoria B.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi me klientët.
  • Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe shpërndarje brenda dhe jashtë Tiranës.
  • Aftësi për ngarkimin dhe sistemimin e produkteve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.

More Information

Only candidates can apply for this job.