Agjent Shitje dhe Marketing 54 views

Job Expired

Detyrat dhe përgjegjesitë:

  • Përditëson, pasuron dhe ruan informacioni e bizneseve që operojnë dhe fushat e tyre duke garantuar mbulimin territorial për të gjitha proceset e shitjes së shërbimeve.
  • Garanton cilësisë maksimale të shërbimit.
  • Garanton grumbullimin dhe raportimin e informacionit në lidhje me bizneset që përbëjnë Klientelë potenciale për Gazetën dhe ofrimin dhe shitjen e shërbimeve të Gazetës tek secili prej tyre. Sigurohet për prezantimin e këtyre bizneseve edhe me produktet dhe shërbimet e tjera të të gjithë Grupit.
  • Kontribuon në arritjen e objektivave si në nivel individual edhe në nivel Departamenti.
  • Përthith informacion dhe njohuri me zhvillimet dhe avancimet e shërbimeve të fushës dhe ndryshimet e pritshme të kërkesave të Klientëve. Azhornohet me zhvillimet më të fundit të teknologjisë sidomos në aspektin komunikim, marketing dhe publicitet.
  • Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
  • Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të mënyrave aktuale të funksionimit me qëllim:
    • rritjen e profesionalizmit në punë,
    • përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve,
    • përmirësimin e eficencës dhe efektivitetetit të shitjeve maksimizimin e fitimit
  • Zhvillon dhe ruan kontakte të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët e gjithë Ekipit të Shitjeve.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie eficente pune me të gjithë anëtarët e Ekipit Drejtues të Çelësi Media Group, sidomos me Eprorin Direkt dhe Drejtuesit e lartë të Kompanisë.
  • Ndërton dhe ruan marrëdhënie të shkëlqyera pune dhe profesionale me të gjithë kontaktet e jashtme sic janë Klientët, Bashkëpunëtorët, Institucione të ndryshme dhe Klientë potencialë duke promovuar gjatë gjithë kohës imazhin dhe reputacionin e Çelësi Media Group.

Sfidat Kryesore:

  • Garantimi i fokusit të përditshëm individual në ofrimin e produkteve & shërbimeve të Gazetës Çelësi dhe të Grupit tek klientët aktualë, ndërkohë që kalohet kohë cilësore në ofrimin dhe shërbimin edhe tek klientët e rinj.
  • Garantimi i koordinimit të shkëlqyer të proceseve të bashkërendimit të punëve me të gjithë Sektorët e Çelësi Media Group për ofrimin e produktit & shërbimit përfundimtar tek Klienti në afatet dhe cilësinë e kërkuar.
  • Garantimi i arkëtimeve sipas standardeve dhe procedurave.

Kalifikimet, Aftësitë & Përvoja:

  • Përvojë të mëparshme në pozicion shitjesh, në një kompani mediatike, publiciteti apo marketingu.
  • Aftësi të forta kompjuterike me përvojë të mëparshme në përdorimin e programeve dhe soft-eve për menaxhim biznesi.
  • Aftësi të forta në marketing dhe shitje.
  • Njohuri të forta gjuhësore dhe gramatikore.
  • Nivel të lartë shkollimi akademik me mesatare të lartë.

Procedure Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj, brenda dates 17.05.2022 ne adresen e emailit: hr@celesi.com

 

 

 

 

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 2 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga e Kavajes/Condor Center
  • Tel/Mob +355682081362
  • Profili Sherbime