Agjent/e Shitjesh për Tiranë/ Korçë/ Gjirokastër 82 views

Albgroup (grupi i kompanive Albpastrim, Albsolution dhe Albacademy qe operojne ne fushen e sherbimit, distribucionit),
shpall pozicionet vakante si me poshte:

1. Agjent Shitjesh Tiranë (M)
2. Agjente Shitjesh Korçe (F)
3. Agjente Shitjesh Gjirokastër (F)

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
  • Të realizoj planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të kompanisë
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen e proçeseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
  • Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
  • Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Menaxheri i Shitjeve.

Kualifikimet dhe Kërkesat

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë ekonomik, marketing
  2. Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme
  3. Njohje shumë të mirë të zonës së Korçës/Gjirokastres/Tiranes
  4. Të zotëroj leje drejtimi automjeti klasi B
  5. Aftësi shumë të mira komunikuese ;
  6. Njohuri te programeve financiare
  7. Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office

Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

Email: hr@albgroup.al
Tel: 067 40 100 44
Adresa: “Mall of Tirana” Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar

“Informacioni personal që do të paraqisni përmes aplikimit tuaj, do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e informacionit personal, konkretisht sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit( Nr. 9887, datë 10.03.2008)” Për Mbrojtjen e Informacionit Personal

More Information

Please login with Candidate account to view more fields.
Apply for this job Apply via Facebook
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rr "Tish Daia",kompleksi Kika2, komuna E Parisit
  • Tel/Mob +355 (0) 672009257