Agjent/e shitje në terren 70 views

Kriteret e Pozicionit të Punës

– Eksperienca te mëparshme pune si agjent shitje
– Të jetë i motivuar dhe me objektiva te qarta shitje duke mbajtur rekorde mbi arritjen e targetit
– Aftësi të shkëlqyera në shitje, komunikim dhe negocim
– Aftësi organizuese, dhënie prioritesh dhe menaxhimi kohe
– Të jetë i aftë të kuptojë dhe plotësojë nevojat e klientit
– Të jetë i update-uar në kohë reale rreth konkurentëve
– Të jetë zoterues i gjuheve të huaja
– Të zoterojë patentat e klasit B

Përshkrimi dhe Detyrat

– Mirëmban marredheniet dhe monitoron klientelen aktuale dhe klientelen target per zonën që i është përcaktuar.
– Planifikon dhe zbaton aktivitetetin e shitjes në zonë (me kontakte dhe vizita direkte) duke u përputhur me targetin e kompanisë së përcaktuar mbi shitjet, volumin, tipet e produkteve dhe afatet e parashikuara.
– Promovon dhe prezanton në mënyrë dinjetoze produktet e kompanisë, sipas rasteve tek klientët e zonës se tij.
– Përshpejton zgjidhjen e ankesave/probleme të klientit duke rritur nivelin e sherbimit dhe kënaqesise.
– Përmireson shërbimin e tij dhe performancën e kompanisë nëpërmjet feedback-ut te marrë nga klientet.
– Zhvillon ide dhe propozon oferta për produktet e Kompanisë.
– U pergjigjet kleientëve dhe ndjek ne vazhdimësi kërkesat per shitje me anë të vizitave ballë per ballë apo nëpërmjet postës elektronike.
– Monitoron në mënyrë të vazhdueshme klientelën dhe informon përkatësisht drejtuesin e departamentit.
– Mirëmban dhe raporton mbi mirëfunksionimin e pajisjeve që kanë ndikim direkt në shitje.
– Bashkëpunon dhe koordinon punën me sektorin e marketingut dhe me operatoret e shitjes nëpërmjet telefonit.
– Merr pjesë në trajnime dhe angazhohet në përmirsimin e aftësive dhe njohurive profesionale.
– Kontribon në ndërtimin/hartimin dhe zbatimin e strategjive të reja të shitjes.
Kryen një numër minimal të vizitave në farmaci/klinika mjekesore/spitale prej 25 në ditë
– Janë të detyruar te zbatojnë me përpikmëri orarin zyrtar te punës 8:00 deri në 16:30, ku ora 8:00 nënkupton fillimin e punës në zonën përkatëse dhe ora 16:30 largimin nga zona.

Te interesuarit mund të dergojnë CV ne adresen e email-it: info@dialalb.al

Only candidates can apply for this job.