Lagardere Travel Retail

Follow

Lagardere Travel Retail

About Us

Njoftim për Kandidatët – Mbrojtja e të Dhënave Personale
Për të aplikuar për pozicione të lira pranë Lagardère Travel Retail Albania, ju lutemi të përfshini në CV-në tuaj deklaratën: Autorizoj Lagardère Travel Retail Albania të përpunojë dhe ruajë të dhënat e mia personale të përfshira në këtë CV, në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar, për qëllime rekrutimi.” CV-të që nuk përmbajnë këtë autorizim nuk do të merren në konsideratë. Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për procesin e rekrutimit, nuk do të shpërndahen te palë të treta dhe mund të ruhen deri në 6 muaj, në varësi të kohëzgjatjes së pozicionit të hapur dhe nevojave të rekrutimit. Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, fshirje ose të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale.
Për çdo pyetje ose kërkesë, mund të na kontaktoni në:
📧 HR_Albania@lagardere-tr.al