Përgjegjësja e Paketimit është përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e procesit të paketimit, duke siguruar që produktet të paketohen sipas standardeve të cilësisë, kërkesave të klientëve dhe afateve të përcaktuara nga kompania.
Detyrat dhe Përgjegjësit kryesore:
- Organizon dhe shpërndan detyrat ditore për punonjësit e paketimit.
- Siguron realizimin e planit ditor të paketimit sipas objektivave të vendosura.
- Monitoron ritmin e punës dhe ndërhyn për eliminimin e vonesave.
- Koordinon punën me departamentet e Qepjes dhe Kontrollit të Cilësisë për të garantuar vazhdimësinë e procesit.
- Mbikëqyr të gjitha operacionet e kontrollit dhe paketimit sipas kërkesave të klientëve dhe procedurave të kompanisë.
- Siguron që produktet të kontrollohen dhe paketohen në mënyrë korrekte, të sigurta dhe estetike.
- Verifikon që produktet të jenë në përputhje me specifikimet teknike, etiketimet dhe standardet e cilësisë përpara paketimit.
- Kontrollon përdorimin korrekt të materialeve të paketimit dhe respektimin e udhëzimeve të punës.
- Ndërhyn menjëherë në rastet e gabimeve, mospërputhjeve ose devijimeve të konstatuara gjatë procesit të kontrollit dhe paketimit.
- Siguron zbatimin e procedurave të kompanisë gjatë të gjitha fazave të procesit.
- Kontrollon përdorimin racional të materialeve dhe minimizimin e humbjeve gjatë operacioneve të paketimit.
- Siguron që çdo produkt i paketuar përmbush standardet e cilësisë së MATILPRO.
- Kryen kontrolle të vazhdueshme gjatë procesit të paketimit.
- Evidenton dhe raporton defektet ose mospërputhjet e konstatuara.
- Bashkëpunon me Departamentin e Kontrollit të Cilësisë për zbatimin e masave korrigjuese.
More Information
- Rruga/Zona rruga Vangjel Noti , ish - kombinati Josif Pashko , Laprake
- Tel/Mob 0685809607
- Experience Level me eksperience
