Treva Recruitment kërkon të punësojë një person energjik, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve për t’iu bashkuar ekipit tonë.
KËRKESAT KRYESORE:
- Eksperiencë e mëparshme në SHITJE (e preferueshme).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës ANGLEZE (e detyrueshme).
- Preferohet eksperiencë në agjenci rekrutimi, burime njerëzore (HR) ose fusha të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
- Njohuri të mira kompjuterike dhe përdorimi i programeve Office.
DETYRAT KRYESORE:
- Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve potenciale.
- Prezantimi dhe shitja e shërbimeve të agjencisë.
- Komunikimi me klientë dhe partnerë ndërkombëtarë.
- Koordinimi i proceseve të rekrutimit.
- Menaxhimi i të dhënave dhe dokumentacionit të kandidatëve.
ÇFARË OFROJMË:
- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës.
Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: trevacoast@gmail.com
More Information
- Rruga/Zona papa gjon pali 2, Tirane
- Tel/Mob 0675300233
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience
