Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen periodike të kostove të objekteve, hartimin e preventivave, përcaktimin dhe analizën e çmimeve për zërat përkatës, si dhe vlerësimin e kostove të punimeve shtesë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave dhe analizave të çmimeve, duke përfshirë kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve. Hartimin e situacioneve për punimet e realizuara nga vetë kompania dhe përgatitjen e analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
- Kryerjen e rakordimeve mujore me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
- Përgatitjen dhe hartimin e preventivave dhe analizave të çmimeve për punimet e realizuara nga kompania.
- Kontrollin e preventivave dhe çmimeve të projekteve të përgatitura nga studiot e projektimit.
- Ndjekjen dhe kontrollin periodik të kostos së projekteve gjatë fazës së ndërtimit, në bashkëpunim me Drejtuesin e Projektit dhe Inxhinierin Civil.
- Raportimin e kostove të projektit tek Drejtuesi i Projektit, Drejtori i Departamentit Teknik dhe Departamenti i Financës.
- Përgatitjen e preventivave për paketat tenderuese.
- Rishikim i analizave teknike dhe manualeve të çmimeve, në përputhje me çmimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
- Ndjekjen e ndryshimeve në legjislacion dhe në publikimet zyrtare lidhur me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
- Monitorimin e çmimeve të tregut të ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët dhe raportimin e gjetjeve tek Drejtuesi i Projektit për për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në preventiv.
- Asistimin në përgatitjen e buxheteve mujore, raporteve të progresit dhe Cash Flow të punimeve.
- Përgatitjen e preventivave dhe situacioneve për punime shtesë, rimbursime dhe rakordime përfundimtare me klientët.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinier Ndërtimi.
Kërkesat e pozicionit:
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë si Inxhinier Kostoist/ Preventivues në projekte ndërtimi civil dhe industrial.
- Të ketë të paktë 3 vite eksperiencë në përgatitjen, analizimin dhe kontrollin e kostove të ndërtimit në kompani ndërtimi.
- Të ketë aftësi për t’u përshtatur me teknologjitë, metodat dhe kërkesat e reja në fushën e ndërtimit.
- Të ketë njohuri mbi çmimet dhe kostot e ndërtimit, përfshirë çmimet minimale fiskale të aplikueshme për lloje të ndryshme objektesh.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe të jetë i aftë të punojë efektivisht në grup.
- Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike të nevojshme për pozicionin, veçanërisht AutoCAD dhe programet bazë të Microsoft Office.
- Të ketë aftësi për të analizuar situatat, për të sugjeruar zgjidhje praktike dhe për të marrë vendime të përshtatshme.
Çfarë Ofrojmë:
- Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
- Ditë shtesë pushimi.
- Shpërblime dhe vlerësime për performancën.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në LINK.
Afati i dorëzimit: 28.09.2026
*Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience, Senior
