Inxhinier Zyre 8 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i zyrës është përgjegjës për përgatitjen e raporteve të ndryshme mbi ecurinë dhe progresin e punimeve, organizimin dhe administrimin e dokumentacionit të projektit, si dhe mbështetjen në shqyrtimin dhe përgatitjen e situacioneve të punimeve.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Mban korrespondencën me inxhinierët e kantierit dhe dokumenton informacionin dhe përditësimet me shkrim, në përputhje me fazat e ndryshme të realizimit të punimeve;
  • Përgatit raportet ditore të punimeve dhe siguron raportim të rregullt tek Drejtuesi i Kantierit, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të angazhuar në projekt;
  • Mbështet përgatitjen e situacioneve mujore të punimeve, duke pasqyruar punimet totale dhe progresive të realizuara në kantier nga secili nënkontraktor;
  • Përgjigjet për katalogimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit teknik dhe ligjor të lidhur me kantierin;
  • Siguron organizimin dhe standardizimin e duhur të të gjithë informacionit dhe dokumentacionit të projektit dhe kantierit në SharePoint;
  • Mban një regjistër të vazhdueshëm të historikut të projektit dhe dokumenton procesverbalet e mbledhjeve, vendimet dhe veprimet e dakordësuara;
  • Mbështet përgatitjen dhe sistemimin e dokumentacionit teknik dhe ligjor të projektit, nga fazat fillestare deri në kolaudimin/vënien në funksionim të projektit dhe përfundimin e dokumentacionit teknik dhe financiar;
  • Mbështet përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore dhe ndjek komunikimin me institucionet përkatëse, sipas kërkesës së Zyrës Qëndrore dhe Drejtuesit të Kantierit;
  • Kryen detyra të tjera administrative që lidhen me dokumentacionin dhe organizimin e informacionit teknik të marrë nga inxhinierët;
  • Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit, mbështet shqyrtimin e vizatimeve të projektit, nxjerr informacionin teknik specifik të nevojshëm dhe kryen verifikime në kantier, në përputhje me kërkesat e proceseve të punës;
  • Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera, sipas kërkesës së Drejtuesit të Kantierit.

  

Kërkesat e pozicionit:

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
  • Aftësi dhe kompetenca të forta teknike, të përshtatshme për kërkesat e pozicionit;
  • Aftësi të shkëlqyera në kontrollin, organizimin dhe raportimin e informacionit dhe dokumentacionit;
  • Gatishmëri dhe aftësi për të zbatuar ide, procese dhe mënyra të reja pune;
  • Aftësi të mira komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, AutoCAD dhe programeve të tjera relevante për pozicionin.

  

Çfarë Ofrojmë: 

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link. Afati i dorëzimit:  20.09.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

 

 

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 21 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim