Koordinator Projekti 9 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Përmbledhja e Pozicionit: Koordinatori i projektit është përgjegjës për koordinimin, shqyrtimin dhe administrimin e dokumentacionit të projektimit gjatë gjithë ciklit të jetës së projektit, duke siguruar konsistencën dhe përputhshmërinë ndërmjet disiplinave të ndryshme, si dhe gatishmërinë e dokumentacionit për zbatimin e punimeve. Pozicioni mbështet menaxhimin e ndryshimeve në projektim, përgatitjen e dokumentacionit për prokurim, zbatimin e projektit në kantier dhe përgatitjen e dokumentacionit “As-Built”, duke bashkëpunuar ngushtë me projektuesit, strukturat e brendshme të Kompanisë dhe Investitorin/Klientin.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Merr në dorëzim dhe shqyrton dokumentacionin e projektit, përfshirë vizatimet, preventivat (BOQ), specifikimet dhe raportet teknike, duke siguruar plotësinë, konsistencën dhe gatishmërinë e tyre për zbatim;
  • Koordinon dhe verifikon integrimin e disiplinave të ndryshme të projektit, përfshirë projektimin arkitektonik, strukturor, mekanik, elektrik dhe topografik, duke identifikuar dhe ndjekur në vazhdimësi boshllëqet, mospërputhjet dhe informacionin e munguar;
  • Administron regjistrin e vizatimeve të projektit dhe monitoron statusin e projektimit, duke siguruar që dokumentacioni i projektit të jetë i saktë, i përditësuar dhe i koordinuar siç duhet gjatë gjithë ciklit të jetës së projektit;
  • Koordinon me studion e projektimit, Investitorin/Klientin dhe ekipet teknike të brendshme për të integruar kërkesat, komentet dhe ndryshimet e miratuara, duke përshtatur dhe plotësuar dokumentacionin e projektit sipas nevojave të zbatimit;
  • Hartojë propozime, skica dhe vizatime për ndryshime në projekt, përmirësime dhe zgjidhje teknike, duke përdorur programet përkatëse të projektimit dhe duke siguruar përputhjen e tyre me kërkesat e projektit;
  • Përgatit dhe koordinon vizatimet, specifikimet dhe dokumentacionin tjetër teknik të nevojshëm për tenderim dhe prokurim, si dhe analizon dokumentacionin teknik të paraqitur nga ofertuesit/kontraktorët për përputhshmërinë me kërkesat e projektit;
  • Siguron vënien në dispozicion në kohë të vizatimeve dhe specifikimeve të miratuara për kantierin, mbështet zbatimin dhe koordinimin e punimeve arkitekturore dhe monitoron cilësinë, progresin dhe përputhshmërinë e tyre me projektin e miratuar;
  • Përgatit dhe mirëmban vizatimet “As-Built” dhe dokumentacionin e përditësuar të projektit, duke reflektuar punimet e realizuara në fakt, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara në përputhje me kërkesat e projektit dhe të Kompanisë.

Kërkesat e pozicionit:

  • Të zotërojë diplomë universitare në Arkitekturë ose në një fushë tjetër teknike të ngjashme (Diploma Master përbën avantazh).
  • Minimumi 10 vite eksperiencë relevante në koordinimin e projektimit, zyrën teknike, ndërtim ose zbatimin e projekteve;
  • Njohuri të thelluara teknike mbi dokumentacionin e projektit, koordinimin e projektimit dhe proceset e ndërtimit;
  • Aftësi të avancuara në përdorimin e programeve të projektimit 2D dhe 3D, veçanërisht AutoCAD; njohuritë në Revit dhe programe të tjera të avancuara të projektimit përbëjnë avantazh;
  • Aftësi të mira në shqyrtimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të projektit, të shoqëruara me aftësi të mira raportimi dhe menaxhimi të performancës;
  • Aftësi të forta analitike, për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve, me aftësi për të propozuar zgjidhje praktike dhe efektive;
  • Aftësi të shkëlqyera koordinimi, organizimi dhe menaxhimi të projektit, me aftësi për të menaxhuar në mënyrë efektive detyra dhe palë të interesuara të shumta;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve, veçanërisht në lidhje me aspektet funksionale, teknike dhe estetike të përfundimeve arkitekturore;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale, me aftësi për të prezantuar në mënyrë të qartë idetë, kërkesat dhe zgjidhjet e propozuara;
  • Person i motivuar, proaktiv dhe me iniciativë, me aftësi për të drejtuar, koordinuar dhe motivuar ekipet e projektit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
  • Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link. Afati i dorëzimit: 22.09.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 21 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim