Drejtues Projekti 7 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Përmbledhja e Pozicionit: Drejtuesi i projektit në ndërtim është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe përfundimin me sukses të projektit në tërësi. Në këtë kuadër, pozicioni përgjigjet për drejtimin menaxherial, organizimin, mbikëqyrjen, koordinimin dhe marrjen e vendimeve gjatë gjithë ciklit të jetës së projektit. Pozicioni mbikëqyr të gjithë procesin e administrimit të dokumentacionit të projektit, duke filluar nga marrja dhe shqyrtimi i dokumentacionit të projektimit, vijuar me fazat e rishikimit dhe miratimit të projektit, inspektimet dhe aktivitetet e kontrollit gjatë zbatimit të punimeve, deri në përfundimin dhe dorëzimin e punimeve të realizuara, pajisjen me lejen e përdorimit, si dhe përmbylljen e procesit të kolaudimit, marrjes në dorëzim dhe vënies në funksionim.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton planifikimin e përgjithshëm, menaxhimin dhe realizimin me sukses të projektit, duke siguruar përputhjen me buxhetin e miratuar, afatet e përcaktuara, planin e prokurimit dhe objektivat e projektit;
  • Menaxhon dhe monitoron kostot, buxhetin dhe devijimet e projektit;
  • Koordinon përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e planit të punimeve dhe planit të prokurimit të projektit;
  • Mbikëqyr përgatitjen, zbatimin dhe përfundimin e të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor gjatë ciklit të jetës së projektit;
  • Koordinon bashkëpunimin me strukturat e brendshme të Kompanisë, palët e interesuara të projektit dhe Investitorin/Klientin;
  • Siguron që punimet e ndërtimit të realizohen në përputhje me standardet e Kompanisë, rregulloret dhe kërkesat teknike në fuqi, si dhe dokumentacionin e miratuar të projektit;
  • Shqyrton dhe miraton situacionet mujore të punimeve dhe raportet e projektit, përfshirë raportet e progresit të përgjithshëm dhe të kostove, si dhe siguron që kërkesat, objektivat, vendimmarrjet dhe ndryshimet e projektit të dokumentohen dhe pasqyrohen në mënyrë të saktë në dokumentacionin përkatës.
  • Menaxhon strukturën teknike dhe administrative të projektit, duke përcaktuar nevojat për burime njerëzore, organizuar përgjegjësitë, deleguar dhe monitoruar detyrat, ofruar orientim teknik dhe siguruar menaxhim efektiv të performancës së ekipit të projektit.
  • Menaxhon dhe monitoron çështjet kontraktuale të projektit, përfshirë aspektet teknike të kontratave të ndërtimit, specifikimet dhe standardet e projektit, amendimet/urdhrat për ndryshime të kontratës, përputhshmërinë e vazhdueshme me kushtet kontraktuale dhe aplikimin e penaliteteve, sipas rastit.
  • Përgatit plane të rregullta dhe afatshkurtra të progresit të projektit;
  • Ofron mbështetje dhe orientim teknik e administrativ për kontraktorët dhe palët e interesuara;
  • Siguron zbatimin efektiv të procedurave teknike dhe administrative të Kompanisë dhe garanton mbajtjen e dokumentacionit të plotë, të saktë dhe të përditësuar të projektit gjatë të gjitha fazave të tij.
  • Mbështet zhvillimin profesional të ekipit të projektit, përmes dhënies së vazhdueshme të feedback-ut, monitorimit dhe vlerësimit të performancës, në koordinim me Departamentin e Burimeve Njerëzore;

 

Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 15 vite në punimet e ndërtimit dhe jo me pak se 7 vite eksperiencë në menaxhim projekti;
  • Të zotëroj diplomë universiteti në Inxhineri ndërtimi ose Arkitekturë;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese;
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit evropian do të përbente avantazh);
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etj.).

 

Balfin Construction ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një shpeërblim të drejtë bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

 

Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në link. Afati i dorëzimit:  20.09.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, do të njoftohen vetëm kandidatët e kualifikuar.

 

 

 

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 21 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim