✈️ 🛍️ Lagardère Travel Retail Albania – Rinas: Kërkon Asistent Magazine (me eksperiencë në përdorimin e pirunit/Forklift) 11 views

Rreth Lagardère Travel Retail
Lagardère Travel Retail është një nga operatorët lider në botë në sektorin Travel Retail, duke menaxhuar konceptet e shitjes me pakicë, ushqimit & pijeve dhe convenience në aeroporte, stacione hekurudhore dhe qendra të tjera udhëtimi në më shumë se 40 vende.

📌 Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve tona në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, jemi në kërkim të një Asistenti Magazine (me eksperiencë në përdorimin e pirunit) të motivuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë të Logjistikës.

Rreth Pozicionit;
Asistenti i Magazinës është përgjegjës për mbështetjen e operacioneve të përditshme të magazinës, duke siguruar pranimin, sistemimin, ruajtjen, përgatitjen dhe shpërndarjen e mallrave në mënyrë të saktë dhe efikase. Ky rol kontribuon në ruajtjen e saktësisë së inventarit, organizimin e magazinës dhe respektimin e standardeve të cilësisë, sigurisë dhe procedurave të kompanisë.

 

Përgjegjësitë Kryesore;

  • Pranon, kontrollon dhe sistemon mallrat hyrëse, duke verifikuar saktësinë e tyre dhe raportuar çdo mospërputhje ose dëmtim.
  • Përgatit, paketon, etiketon, ngarkon dhe shpërndan porositë sipas planifikimit operacional.
  • Kryen ngarkimin, shkarkimin dhe lëvizjen e mallrave duke përdorur në mënyrë të sigurt makinerinë pirun (forklift) dhe pajisje të tjera të magazinës.
  • Organizon mallrat dhe mirëmban magazinën për të garantuar shfrytëzim efikas të hapësirës.
  • Kryen kontrolle periodike të inventarit dhe ndihmon në ruajtjen e saktësisë së stokut.
  • Siguron pastërtinë, rregullin dhe zbatimin e standardeve të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë.
  • Bashkëpunon me ekipin e Logjistikës dhe departamentet e tjera për të garantuar mbarëvajtjen e operacioneve.
  • Kryen detyra të tjera që lidhen me pozicionin, sipas nevojave të kompanisë.

 

Kualifikimet;

  • Diplomë e shkollës së mesme; arsimi profesional në logjistikë ose magazinë përbën avantazh.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në magazinë, logjistikë, menaxhim inventari ose distribucion.
  • Eksperiencë në përdorimin e makinerisë pirun (forklift); certifikata përkatëse përbën avantazh.
  • Eksperienca në sektorin e shitjes me pakicë (retail), produkteve të konsumit të shpejtë, distribucionit ose logjistikës konsiderohet avantazh.
  • Kompetencat dhe Njohuritë
    Njohuri mbi proceset e magazinimit, administrimit të stokut dhe lëvizjes së mallrave.
  • Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Microsoft Office).
  • Eksperiencë në përdorimin e sistemeve për menaxhimin e magazinës (Warehouse Management Systems – WMS), si SAP WMS, Oracle WMS ose sisteme të ngjashme, përbën avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi efektiv të kohës.
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe korrektësi në punë.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe në një mjedis dinamik.
  • Përgjegjshmëri, integritet dhe respektim i procedurave të kompanisë.
  • Njohuri bazë të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.

Çfarë Ofrojmë;

  • Kontratë pune sipas Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë.
  • Pagë konkurruese.
  • Bonus vjetor bazuar në performancë.
  • 22 ditë leje vjetore të paguara.
  • Pagesë për vaktin e drekës.
  • Transport i siguruar nga kompania (Tiranë – Rinas / Rinas – Tiranë).
  • Sigurim privat shëndetësor.
  • Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.

 

Kushtet e Punës;
📌 Vendndodhja: Tirana Business Park / Magazina e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës

Orari i punës

Me kohë të plotë – 40 orë në javë
E hënë – E premte
09:00 – 17:00

 

📌 Dërgoni CV-në tuaj në: HR_Albania@lagardere-tr.al

📲 WhatsApp: +355 69 80 80 033 (Ju lutemi specifikoni pozicionin: Asistent Magazine.)

Bashkohu me Lagardère Travel Retail, një rrjet global lider në industrinë e retail-it të udhëtimit, dhe bëhu pjesë e një ekipi ku talenti mbështetet dhe suksesi shpërblehet. 🚀​

More Information

Only candidates can apply for this job.