INXHINIER MEKANIK TRANSPORTI / SPECIALIST PROKURIMESH 8 views

VIBTIS shpk është një kompani ndërtimi me mbi 15 vite përvojë në treg, e njohur ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të projekteve tona.

Nëse kërkoni stabilitet, zhvillim të vazhdueshëm dhe shpërblim të drejtë për performancën tuaj — VIBTIS shpk është vendi i duhur për ju.

Aktualisht ne po kërkojmë për:

  • INXHINIER MEKANIK TRANSPORTI / SPECIALIST PROKURIMESH

PËRGJEGJËSITË:

  • Mbështet përgatitjen e dokumentacionit Teknik,
  • Kryen kërkime tregu për furnitorë dhe produkte,
  • Mbledh dhe analizon oferta teknike dhe financiare,
  • Përditëson databazat e furnitorëve dhe produkteve,
  • Ndjek korrespondencën me furnitorët vendas dhe ndërkombëtarë,
  • Mbështet ekipin në proceset e tenderimit dhe menaxhimit të projekteve,
  • Përgatit raporte, tabela krahasuese dhe dokumentacion administrative,
  • Ndjekje te sherbimeve periodike dhe nen garanci te mjeteve.

KËRKESA:

  • Diplomë Bachelor në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme,
  • Eksperiencë në në sektorin e inxhinierisë, prokurimeve ose menaxhimit të projekteve,
  • Njohuri bazë të leximit dhe interpretimit të katalogëve teknikë, vizatimeve dhe specifikimeve teknike,
  • Njohuri bazë mbi makineritë industriale, automjetet ose pajisjet mekanike,
  • Kuptim i përgjithshëm i standardeve teknike dhe certifikimeve (CE, ISO etj.),
  • Njohuri bazë të proceseve të prokurimit dhe tenderimit përbëjnë avantazh,
  • Aftësi në leximin dhe përgatitjen e vizatimeve teknike,
  • Aftësi për kërkime teknike dhe tregtare në internet,
  • Njohuri në AutoCAD ose programe të ngjashme.

SI TË APLIKONI?

Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të ndërtoni karrierën tuaj te VIBTIS shpk, ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën:

📧 info@vibtis.al ose 📞 069 40 200 38

Faleminderit,

Departamenti i BNJ
📞 069 40 200 38
📧info@vibtis.al

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 13 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit Twin Towers Tower 2, Floor 5/1
  • Tel/Mob +355 4 2280 120
  • Profili Sherbime