INXHINIER NDERTIMI NE ZONEN E POGRADECIT 28 views

Kevin Construksion, eshte nje kompani qe operon ne fushen e ndertimit dhe se fundmi po kerkon te shtoje staf ne pozicionin: INXHINIER NDERTIMI ne zonen e Pogradecit,
sipas kerkesave te meposhtme:

Kriteret:
Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit per te siguruar ekzekutimin teknik te punes.
Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko-Ligjor & Tekniko-Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
Kryen një numër të madh te detyrave inxhinierike në terren që perfshijne monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
Siguron që te gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje
me standardet e cilesisë.
Kryen testime dhe inspektime të hërepashërshme brenda proçedurave të miratuara.
Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me proçedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vleresimin e progresit.
Mirëmban një regjistër të perditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj.
Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
Kualifikime dhe Kërkesa:
Diplome ne Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të ketë eksperiencë të mëparshme pune minimalisht 5 vite.

Cel. : 0682002530

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 6 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Rruga Adem Jashari Lagjia Nr 8 Hyrja 10 Ap 3 Tirane
  • Tel/Mob +355682002530