INXHINIER I SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC) 512 views

📢 Mundësi Punësimi | Inxhinier i Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)

VIBTIS sh.p.k., kompani ndërtimi me mbi 15 vite eksperiencë në treg, po zgjeron ekipin dhe fton profesionistë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin:

 

📍 INXHINIER I SIGURIMIT DHE KONTROLLIT TË CILËSISË (QA/QC)

 

🔹 Përgjegjësitë kryesore:

  • Përpunimi i projekteve të zbatimit dhe hartimi i detajeve teknike për kantierin.
  • Kontrolli i vizatimeve, dokumentacionit teknik dhe përputhshmërisë së projekteve me preventivat.
  • Përpunimi i volumeve, librezave të masave dhe përgatitja e situacioneve mujore.
  • Hartimi i relacioneve teknike, raporteve të progresit dhe dokumentacionit për dorëzime, kolaudime dhe arkivim teknik.
  • Inspektimi periodik i punimeve në terren dhe raportimi i ecurisë së projekteve.
  • Mbështetja në përgatitjen e dokumentacionit teknik për pjesëmarrje në tenderë.
  • Bashkëpunimi me ekipet e projektit për të garantuar standardet e cilësisë gjatë zbatimit.

 

🔹 Kualifikimet:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë, Gjeodezi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm.
  • Eksperienca në sektorin Ujësjellës–Kanalizime përbën avantazh.
  • Pjesëmarrja në projekte të financuara nga institucione ndërkombëtare përbën avantazh.
  • Njohuri të mira mbi procedurat teknike dhe ligjore të sektorit të ndërtimit.
  • Aftësi në përdorimin e AutoCAD, MS Office dhe MS Project.

 

📩 Dërgoni CV-në tuaj në: info@vibtis.al
📞 069 40 200 38

 

Bëhuni pjesë e ekipit VIBTIS dhe kontribuoni në realizimin e projekteve me standarde të larta profesionale.

 

#VIBTIS #Hiring #QAQC #CivilEngineer #Construction #EngineeringJobs #QualityControl #Infrastructure #CareerOpportunity #AlbaniaJobs

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 10 Jobs
  • Location
  • Rruga/Zona Blvd. Deshmoret e Kombit Twin Towers Tower 2, Floor 5/1
  • Tel/Mob +355 4 2280 120
  • Profili Sherbime