Shitëse/Kasiere në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport 38 views

Pozicioni i punës: Shitëse/Kasiere në Aelia Duty-Free, Tirana International Airport
Kompania: Lagardère Travel Retail
Lokacioni: Aeroporti Ndërkombëtar i Rinas
Orari: Full-time / Turne të ndryshme

Përshkrimi i Punës
Lagardère Travel Retail është një nga liderët botërorë në industrinë e shitjeve me pakicë në aeroporte.
Aktualisht, jemi në kërkim të një Shitëse/Kasiereje energjike dhe të përkushtuar për dyqanin tonë Duty-Free në aeroport.

Detyrat kryesore:
-Asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes dhe ofrimi i një eksperience të shkëlqyer shërbimi
-Menaxhimi i pagesave dhe operimi i kasës
-Mbajtja e rendit dhe organizimit të produkteve në dyqan
-Informimi i klientëve për ofertat dhe produktet më të reja
-Respektimi i procedurave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
-Eksperiencë e mëparshme në shitje ose pozicione të ngjashme (përbën avantazh)
-Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
-Njohuri bazë të gjuhës angleze (gjuha e dytë përbën avantazh)
-Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme, përfshirë fundjavat dhe festat
-Aftësi për të punuar në grup dhe në një ambient dinamik

Çfarë Ofrojmë
-Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë
-Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional
-Ambient pune dinamik dhe ndërkombëtar
-Mundësi për avancim në karrierë

Nëse ke talent dhe aftësi në fushën e shitjeve, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i orientuar drejt arritjes së objektivave, atëherë kjo është mundësia ideale për ty! Mos e humb kohën — apliko tani duke dërguar CV‑në tënde në: l.asllanaj@lagardere-tr.al ose na kontakto në WhatsApp +355 69 80 80 033

Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e një rrjeti global të shitjeve me pakicë!

More Information

Only candidates can apply for this job.