Specialist i Larte Finance 38 views

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

 

 

 

 

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

 

Pozicioni:      Specialist i lartë Finance

Departamenti: Financë

Vendndodhja: Zyra Qëndrore

 

Përmbledhja e Pozicionit:

Specialisti i Lartë i Financës ndjek dhe përgatit raportimet financiare mujore të projekteve ndërtimore, duke siguruar përputhshmëri me IFRS dhe legjislacionin fiskal. Roli përfshin monitorimin e ecurisë financiare të projekteve, inventareve, cash flow-t, si dhe asistimin në mbylljen e bilanceve, auditime dhe raporte menaxheriale.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Ndjek dhe përgatit raportimet mujore financiare të lidhura me projektet e shoqërisë;
  • Përgatit dhe monitoron raportime të ndryshme financiare, përfshirë:
  • Raportime sipas standardeve IFRS
  • Raportimin e aseteve të shoqërisë
  • Deklarimet e librave të blerjes dhe shitjes
  • Monitorimin e koeficientit të kreditimit të TVSH-së
  • Analizon rezultatet e inventarit të aseteve dhe materialeve të projekteve qe ndjek;
  • Koordinon dhe udhëheq procesin e inventarit për materialet e projekteve qe ndjek.
  • Asiston në mbylljen e bilancit vjetor dhe në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore
  • Asiston në ndjekjen dhe përmbushjen e kërkesave të auditorëve gjatë procesit të auditimit.
  • Ndjek projektin ndërtimor nga faza fillestare deri në dorëzimin tek investitori, duke përfshirë:
  • Kontabilizimin e veprimeve në sistem
  • Shkarkimin e magazinave
  • Analizën e inventarit të projektit
  • Kontrollon dhe analizon shpenzimet suplementare të projektit
  • Ndjek raportet e progresit dhe monitoron ecurinë financiare të projektit
  • Verifikon dhe kontabilizon faturat e blerjes dhe shitjes te projekteve ndertimore qe ka ne ngarkim, në perputhje me legjislacionin fiskal në fuqi;
  • Kontrollon kontabilizimin e faturave te blerjes dhe shitjes ne perputhje me Legjislacionin Fiskal ne Fuqi;
  • Ndjek deklarimet mujore te Librave te Blerjes dhe te Shitjes, TVSH, tatim ne burim;
  • Rakordon dhe kontrollon llogarite e arketueshme dhe te pagueshme ne menyre periodike;
  • Krijon, Koordinon dhe Monitoron raporte qe gjeneron departamenti i finances ne perputhje me kerkesat e menaxhimit te shoqerise;
  • Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, sugjeron përmirësime per procedurat ekzistuese ne funksion te punes dhe rritjes se efikasitetit;
  • Pergatit dhe analizon cash flow-n e shoqerise ne menyre periodike;
  • Kontrollon ne menyre te detajuar shpenzimet dhe te ardhurat mujore te realizuara;
  • Ndjek procesin e inventarit te Aseteve si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik per asetet e shoqerise;
  • Ndjek procesin e inventarit Fizik si dhe pergatit Analizen Kontabel /Fizik te artikujve te magazines;
  • Bashkëpunon me auditoret e shoqerise gjate proceseve audituese;
  • Asiston ne pergatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
  • Asiston ne pergatitjen e buxheteve vjetore, si dhe planeve të biznesit;
  • Cdo detyre tjeter qe i caktohet.

 

 

 

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, preferohet ne nivel Master, ne deget Finance/ Kontabilitet

 

Kualifikime të tjera:

 

  • Minimumi 5 vite përvojë në fushën e financës/kontabilitetit.
  • Njohuri të avancuara të kontabilitetit financiar dhe raportimit sipas Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit, si dhe të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS)
  • Njohuri të mira të legjislacionit fiskal (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
  • Aftësi të mira komunikuese dhe raportuese
  • Punë efektive në ekip dhe bashkëpunim ndërfunksional
  • Aftësi për të menaxhuar situata komplekse
  • Aftësi të forta analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
  • I/E orientuar drejt identifikimit, ndjekjes dhe zgjidhjes përfundimtare të çështjeve dhe problematikave,
  • Njohuri në përdorimin e sistemeve finaniare (psh. Navision)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në nivel profesional
  • Eksperienca e mëparshme në kompani ndërtimi ose investimi (preferohet)

 

 

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

 

https://balfinconstruction.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000002857174/Specialist-i-Lart%C3%AB-Finance?source=CareerSite

 

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

 

Afati i dorëzimit: 24/01/2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

More Information

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 30 Jobs
  • Location Tiranë
  • Rruga/Zona Komuna e Parisit, Godina nr.3, kati 1
  • Profili Ndertim