Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Drejtues Teknik per punimet Elektrike
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Drejtues Teknik per punimet Elektrike, është personi përgjegjës i kompanisë për të gjitha punimet e instalimeve elektrike.
DTPE garanton realizimin e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, projektin dhe specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë. Ai siguron zbatimin e kushteve të kontratës e dispozitave në fuqi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Harton oponencat teknike te projekteve te zbatimit qe meren ne dorezim nga investitori nga pikepamja e zbatueshmerise, verifikon perputhshmerine midis projektit-preventivit dhe specifikimeve.Pergatit dhe:
- Miraton procedurat dhe standartet per kontrolin e zbatimit te proceseve te punimeve elektrike
- Harton strategjine e ndarjes se punimeve ne paketa te ndryshme tenderuese dhe pergatit dokumentacionin e nevojshme per cdo pakete sipas nevojes dhe interesit specific te cdo kantieri
- Monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike
- Garanton materialet e domosdoshme per lidhjen me infrastrukturen
- Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne fazen e zbatimit
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkontraktoreve elektrik per tu siguruar se te gjithe punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt dhe ne kontraten dypaleshe.
- Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatoreve elektrike vendas ose te huaj dhe koordinon me departamentet e tjera per menyren e perzgjedhjes
- Koordinon punen midis grupeve ne kantier
- Aprovon situacionet mujore
- Harton dhe mbikqyr mirembajtjen periodike te sistemit te instalimeve elektrike gjate periudhes se garancise se defekteve, mban gjithmone te informuar stafin te menaxhimit te projektit, si per ndryshimet e bera ne kuader te perfundimit te projektit ne kohe ose ndryshimeve te kryera nga nenkontaktori.
- Perpilon dhe koordinon punen per pergatitjen e manualeve te mirembajtjes te instalimeve elektrike
- Merr pjese ne hartimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike
- Kryen detyra te tjera qe I caktohen por qe lidhen me funksionin e Drejtuesit Teknik per Punime Elektrike.
Raportim/Koordinim
- Raporton tek Drejtori Teknik;
- Tek Drejtuesi Teknik i punimeve Elektrike raportojne inxhinier e fushes perkates per ecurine e projekteve qe jane ne zhvillim;
- Pergjegjesi Teknik dhe Projekt Menaxheri I projektit duhet te mbajne te informuar DrejtuesinTeknik te punimeve Elektrike per nevojat ose problematikat e projekteve;
- Ne mungese te tij detyrat ndiqen nga inxhinieri I disiplines ne koordinim me Drejtuesin Teknik per punimet mekanike;
Edukimi: Të zotërojë diplomë në degët Inxhinieri Elektrike
Kualifikime të tjera:
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite ne fushen e ndertimeve civile;
- Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, eksperience ne HVAC, sistemet elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.
- Aftesi koordinimi ne punime elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
- Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
- Aftesi shumë t mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
- Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
- Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
- Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro elektrike;
- Njohuri të plotë të standarteve elektrike në fuqi;
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit: 31.10.2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
More Information
- Language anglisht
- Experience Level me eksperience, Senior, Manager