Njoftim Punësimi – Vlerësues i Pasurive të Luajtshme 46 views

Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qendrore.

                  

Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
  • Të jetë i pajisur me Licencë për vlerësimin e pasurive të luajtshme (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë certifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje);
  • Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj;
  • Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare;

 

Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:

  • Përgatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj për kredidhënie;
  • Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive të luajtshme për kredidhënie;
  • Bën vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e luajtshme;
  • Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme;
  • Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;
  • Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;

 

Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për punësim;
  • Curriculum Vitae;
  • Licenca për vlerësim të pasurive te luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose certifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”;

 

Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 8 Gusht 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:

 

                               – mfi@besa.org.al

Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 3 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Sherbime Financjare