Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime 8 views

AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË

Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:

Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime

Kërkesat kryesore:

  • Diplomë në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme (preferohen studimet e kryera në Itali);
  • Eksperiencë e mëparshme si blerës ose përgjegjës sektori në fruta-perime (minimumi 3 vite përvojë);
  • Njohuri të shkëlqyera të tregut lokal të frutave dhe perimeve. Sezonit të tyre dhe cilësisë së produkteve;
  • Njohje e mirë e gjuhës italiane (njohja e një tjetër gjuhe të BE-së përbën avantazh);
  • Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, në veçanti Excel dhe mjeteve analitike;
  • Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese me furnitorë dhe partnerë të jashtëm;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur dinamikat e sektorit të shitjes me pakicë (Retail);
  • Integritet dhe ndjenjë përgjegjësie në menaxhimin e të dhënave dhe informacionit konfidencial;
  • Disponueshmëri për të udhëtuar brenda territorit shqiptar.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta në mjedise dinamike.

Detyrat kryesore:

  • Kryerja e blerjeve ditore/javore të frutave dhe perimeve, në përputhje me nevojat e pikave të shitjes dhe standardet e kompanisë;
  • Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta;
  • Negocimi i çmimeve dhe kushte vetëfurnizimit me synim optimizimin e kostove dhe garantimin e cilësisë maksimale;
  • Vëzhgimi i tregut për çmimet, sezonin, tendenza dhe propozimi i përmirësimeve për kategorinë;
  • Kontrollon dhe siguron saktësi dhe dorezim në kohë të porosive;
  • Bashkëpunon ngushtë me logjistikën dhe pikat e shitjes për koordinimin e dergimit;
  • Kontrollon cilësinë e produkteve ne momentin e pranimit dhe menaxhon çdo problem me furnitorët;
  • Përgatit dokumentacionin e blerjeve dhe lëshon raporte mujore.

Çfarë ofrojmë:

  • Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
  • Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
  • Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: hr@conadalbania.al (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet) ose të telefononi në numrin 068 905 8529 . )

Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.

Only candidates can apply for this job.
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 9 Jobs
  • Location Tiranë
  • Profili Supermarket