Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicioninOFICER KREDIEpër qytetin Lezhë.
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
- Të kenë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm (për personat me eksperiencë në këtë fushë, paga do të jetë e negociushme);
- Preferohet të kenë licencë për drejtim automjeti;
- Të mos jenë larguar nga puna për masa disiplinore;
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:
- Kërkesë për punësim
- Curriculum Vitae
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 30 Maj 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com