Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit Spitali Salus kërkon Psikolog/e klinike me karakteristikat si më poshtë:
-Të jetë diplomuar dhe licencuar në fushën e Psikologjisë Klinike.
-Të ketë eksperiencë në punë mbi 3 vite, preferohet në struktura spitalore.
-Të zotërojë aftësitë dhe teknikat e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në ekip.
-Të njohë programet bazë kompjuterike.
-Të jetë njohës i gjuhës italiane dhe angleze përbën avantazh.
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 31 Korrik 2024, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al dokumentacionin e mëposhtëm:
-Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
-Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
Suksese!