Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER NDËRTIMI NË ZBATIM 159 views2 applications

Job Expired

INXHINIER NDËRTIMI NË ZBATIM

Ne jemi ARMAAR GROUP, nje grup kompanish me ne fokus sektorin e ndertimit, por jo vetem, me nje shtirje te gjere edhe ne sektorin e energjise se rinovueshme, menaxhimin, investimin, real estate., etj. Grupi, i cili i ka fillesat ne vitin 2008, perfshin disa kompani te mirenjohura si “Arlis Ndërtim”, Ideal Construction”, etj., me disa nga projektet me ambicioze si “Eyes of Tirana”, “Square 21” etj. Armaar Group është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e komunitetit në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe social. Për këto arsye si dhe në kuadër të zgjerimit të vazhdueshëm të projekteve dhe stafit të kualifikuar, hapim pozicionin vakant për Inxhinier Ndërtimi në Zbatim.
Pozicioni: Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i ndërtimit ndjek direktivat e Drejtorit të përgjithshëm të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, si dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë. Monitoron punen e kontraktoreve dhe raporton per problematika te drejtuesi i kantierit. Ploteson librezat e masave, volumet e punes. Mban proces verbale per punimet. Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përpilimi dhe kontrolli i gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, mbajtja e proces-verbale per kontraktorë dhe nënkontraktorë, libreza masash, akte piketimi e kontrolli, etj;
  • Monitorimin e materialeve që implementohen/përdoren në kantier, duke u siguruar se jane sipas kontrates dhe zerave te dakordesuar;
  • Kontrollin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe kushtet e sigurise së shëndetit e jetës në punë duke u siguruar se të gjitha rregullat po zbatohen sipas legjislacionve në fuqi dhe projektit te ndërtimit;
  • Marrja në dorëzim e punimeve të nënkontraktorëve, kryerja e inspektimeve të rregullta ditore;
  • Zbatimi me rigorozitet i kushteve të kontratave të sipëmarrjes të vendosura ne dispozicion nga departamenti ligjor;
  • Organizimi dhe koordinimi/supervizimi i stafit në varësi për punime në kantier ne bashkepunim me drejtorin e kantierit;
  • Asistencë dhe fleksibilitet gjatë punimeve në objekt sipas kerkesave të drejtuesit te kantjerit;
  • Koordinimi i programit të punës midis nënkontraktoreve;
  • Evidentimi i nevojave për materiale dhe mirëadministrimi i tyre si dhe i makinerive gjendje në vendin e punës;
  • Përgatitja e raporteve ditore, javore, mujore në rast kërkese ose nevoje si dhe raportimi për problematika dhe ecurinë e punonjësve;
  • Të jetë pjesë e diskutimeve teknike në mënyrë aktive brenda kompanisë njëkohesisht me drejtorin e kantierit dhe investitorin
  • Detyra të tjera siç mund të nevojiten/kërkohen

Edukimi dhe Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në degën Inxhinieri Ndërtimi, i preferueshem profili Strukturë;
  • Kërkohen mbi 5 vite eksperiencë pune, të preferueshme në zbatim;
  • Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
  • Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD perben avantazh;
  • Te jetë bashkepunues,fleksibel dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
  • Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
  • Njohja e gjuhës angleze/italiane përbën avantazh.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë personat e interesuar dhe që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, luten të dërgojnë CV-në e tyre në adresen e email: xh.cobani@arlis.al me subjekt: “Inxhinier Ndërtimi në Zbatim”.
SHËNIM: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune dhe të gjithë të intervistuarit do të kenë një Feedback nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
“Armaar Group” ofron kushte shume te mira pune, ambjent motivues dhe mundesi rritje profesionale dhe personale.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
SUKSESE!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 0 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Profili Ndertim