ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Përshkrim i përgjithshëm
Specialisti Elektricist do të jetë përgjegjës për inspektimin dhe zgjidhjen e problematikave të rrjetit elektrik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Njohjen me përpikmëri të shtrirjes së rrjetit elektrik dhe llojeve të materialeve të përdorura në to;
 - Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike dhe komponentëve të tyre, duke përdorur pajisje e testimi, për të gjetur shkakun e një defekti dhe për ta korrigjuar atë;
 - Eleminimin në cdo kohë i problemeve elektrike të krijuara;
 - Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;
 - Konstatimin dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen rutinë dhe atë të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik;
 - Raporton me shkrim për problemet e konstatuara dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre;
 
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
 - Të ketë minimalisht 3 vjet pune;
 - Të ketë mbaruar kurse të arsimit profesional në degën elektrike;
 - Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
 - Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
 - Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
 - Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
 
Ofrohet:
- Pagesë konkuruese
 
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
				