Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit, Spitali Salus kërkon të punësojë Arkëtar/e. Karakteristikat për kanditatët e suksesshëm janë:
-Të ketë kryer studimet e larta në Fakultetin Ekonomik
-Të ketë njohuri shumë të mira të programeve financiare, në vecanti programit Alpha dhe financa 5.
-Të ketë njohuri të mira në përdorimin e Excel-it dhe programeve të tjera kompjuterike.
-Eksperience punë në pozicione të ngjashme përbën avantazh
-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese
-Të jetë njohës/e i/e gjuhës Italiane (kriter i domosdoshëm).
Procedura e aplikimit:
Kandidatët aplikues, deri në datën 30.11.2022, duhet të nisin në adresën elektronike info@salus.al duke specifikuar pozicionin per te cilin aplikoni dhe dokumentacionin e mëposhtëm:
-Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe në formatin Europass;
-Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” I ndryshuar.
Suksese!
More Information
- Rruga/Zona Autostrada Tiran-Durrës
- Language italisht
- Experience Level me eksperience