Kompania ERA REAL ESTATE ALBANIA e cila operon në tregun e pasurive të paluajtshme është në kërkim të stafit përkates sipas kërkesave më poshtë.
Menaxhere Zyre Blloku, te Era Albania
DETYRAT
- Menaxhon ekipin e agjentëve imobiliarë nën varësi dhe rrit performancën e tyre;
- Përgatit planet, ditore-javore-mujore dhe kontrolli I tyre për realizimin e planit;
- Ndërton dhe mirëmban marrëdhënien me brokerin dhe agjentët, pika kryesore e referimit;
- Jep ide të reja në përmisim të punës dhe realizimin e saj;
- Suporton agjentin në punën e tij rutinë si dhe çdo bashkëpunim me zyrat e tjera;
- Mbledh dhe analizon informacionin dhe përgatit të dhënat e raportet e shitjeve;
- Bashkëpunon dhe analizon me eprorin(brokerin) mundësitë për të përmisuar prezencën në treg dhe rritjen e performancës së të gjithë ekipit ;
- Takon klientë potencialë për të realizuar nevojat e tyre;
- Kujdeset që shërbimi të jetë cilësor duke vendosur dhe forcuar standartet e kompanisë që përfaqëson;
- Krijon njohuri profesionale dhe teknike duke marrë pjesë në trajnime të ofruara nga kompania ;
EDUKIMI
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi , juridik si dhe degë të tjera të shkencave sociale
- Të zotërojë gjuhë të huaja(anglisht dhe italisht)
Karakteristikat individuale
Një përshtatje ideale do të ishte dikush që ka:
- aftësi të mira ndërveprimi në biznes, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim ;
- eksperienca ne fushen e Real Estate është prioritet;
- i/e aftë që të jetë i/e suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim për bashkëpunëtorët e ekipit si dhe me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
- Punëtor, këmbëngulës e i besueshëm;
- Pozitiv dhe entuziast;
- i/e matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me eprorët;
- i/e orientuar dhe me fokus të qartë;
- të ketë dëshirë të punojë në grup e të ndajë ide e eksperienca me ta;
- të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike
Ju lutem dërgoni CV-tuaj në adresën e e-mailit: info@eraalbania.com
More Information
- Language anglisht, italisht
- Experience Level me eksperience