Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin: Inxhinier Ndertimi ne Laboratorin e Nyjes se Betonit.
Detyrat
- Kontrollon cilësinë e përbërësve të betonit (inerte, çimento, ujë, aditiv);
- Kontrollon recepturat e betonit per market perkatese;
- Kontrollon me një periodicitet të caktuar markat e betoneve të prodhuar;
- Kontrollon gjendjen teknike të pajisjeve të nyjes (betoniere, etj ) + pajisjet e laboratorit teknik;
- Mban përgjegjësi për cilësinë e markës së betonit;
- Propozon receptura dhe aditiv per betone specifike;
- Merr në dorëzim (bazuar në cilësinë dhe sasinë) te materialeve për prodhimin e betonit.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar Inxhinieri Ndërtimi;
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune pranë një nyje të prodhimit të betonit.
Shënime
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë cv-ne e tyre në adresën tonë të
Emailit: hr@agikons.com
Kontakt: 068 40 52 085
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1, Selitë, Tiranë.
More Information
- Rruga/Zona Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", A0/1, Selitë, Tiranë
- Tel/Mob 068 40 52 085