Klienti ynë Eco Vent Kosovë –partner zyrtar i brendit nr.1 në botë DAIKIN dhe lider në biznesin e HVAC, ka hapur pozitën Asistent për Financa.
Përshkrimi i detyrave të punës:
- Regjistrimin e blerjeve dhe shitjeve ne sistemin kontabël,
- Regjistrimin e shpenzimeve operative,
- Kalkulimin e blerjeve dhe shitjeve,
- Kontrollimin dhe korrigjimin e gabimeve eventuale tek dokumentacionet financiare,
- Kontrollimin e llogarive bankare dhe harmonizimin me software,
- Mirëmbajtjen e arkës dhe raportimin në baza ditore,
- Barazimin e karteleve financiare me klient dhe furnitorë,
- Dhe punë të tjera administrative sipas kërkesës nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë, Financa apo ngjashëm.
- Eksperience në fushën e financave apo kontabilitetit.
- Aftësi analitike dhe vëmendje në detaje,
- Shkathtësi pune në ekip dhe individualisht,
- Njohje të gjuhës Angleze, në komunikim dhe shkrim.
Aplikimi
Dërgoni CV-në tuaj në e-mailin hr@hoja-ks.com
(Në subject të e-mailit duhet të ceket pozita për të cilën aplikoni)
Nëse keni nevojë për informacion shtesë, na kontaktoni në 045 44 00 11.
Data e fundit për aplikim 15 Prill 2022