Je i mirepritur per te qene sipermarres! 73 views

Job Expired

Në qoftë se ëndrra jote është të jesh sipërmarrës e të ndërtosh biznesin tënd të ri nën një super brand ndërkombëtar, kjo është mundësia jote e artë!

RE/MAX Koncept ka filluar fushatën rekrutuese për pozicionin Konsulent Imobiliar!

Ftojmë të rinjtë ambiciozë e me dëshirë për të dhënë maksimumin e tyre për të ndërtuar një karrierë të shkëlqyer, që t’i bashkohen kompanisë Nr.1 ne botë në industrinë e Real Estate! Nëse ke eksperiencë në sektorin e të paluajtshmes, në sektorin bankar, apo në shitje, industria real estate të ofron oportunitetin të gjenerosh të ardhura të palimituara!

Dietary

• Të ofrojë udhëzime dhe të asistojë shitësit dhe blerësit në marketimin dhe blerjen e pronave me çmimin e duhur dhe kushtet e duhura;
• Të përcaktojë nevojat dhe aftësitë financiare të klientëve për të propozuar zgjidhje që u përshtaten;
• Të ndërmjetësojë procesin e negociatave, të informojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet, hipotekat, kërkesat ligjore dhe çështje të tjera, duke siguruar një marrëveshje të drejtë dhe të ndershme;
• Të kryejë analiza tregu krahasuese për të vlerësuar vlerën e pronës;
• Të marketojë pronat tek blerësit e mundshëm, të mirëmbajë dhe përditësojë listat e pronave të disponueshme;
• Të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm (kontrata, kontrata qiraje, kontratë kapari, kontratë rezervimi etj.)
• Të bashkëpunojë me vlerësuesit, qiradhënësit, etj.;
• Të zhvillojë marrëdhënie dhe bashkëpunim me noterë, ofruesit e pronave dhe kontraktorët;
• Të promovojë shitjet nëpërmjet reklamimit, open house dhe listimeve;
• Të jetë i përditësuar mbi risitë në tregun imobiliar vendas, rajonal dhe botëror si dhe praktikat më të mira të punës.

Kualifikimet:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Arsim i Larte ne profilet (ekonomik, finance, marrdhenie publike)
  • Natyrë e sipërmarrëse; Provo suksesin me Konceptin tone!
  • Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë!
  • Paga: Konkurruese. Sky is the limit!

More Information

  • This job has expired!
Share this job
Company Information
  • Total Jobs 1 Jobs
  • Location Albania, Tiranë
  • Rruga/Zona Bulevardi ''Bajram Curri''
  • Tel/Mob 069 28 84 587
  • Profili Imobiliare